Voskopojë, rrugët e dëmtuara, problem për turistët

Postuar në 28 Nëntor, 2011 12:47

VOSKOPOJË- Voskopoja është një ndër qendrat turistike më të frekuenuara në cdo sezon, por aty mungon infrastruktura. Problem për banorët e zonës dhe për turistët, mbeten rrugët e dëmtuara. Zanafillë e dëmtimit të tyre kanë qënë punimet për rrjetin e ujësjellës-kanalizimieve.

“Ne në radhë të parë duam të ruajmë identitetin dhe vlerat e tashëgimisë kulturore. Të gjitha rrugët në Voskopojë kanë qënë me kalldrëm. Janë dy projekte, për dy rrugët, me vlerë 600 mln lekë të vjetra që shpresojmë t’i realizojmë me sukses gjatë 2012-ës”, tha kryekomunari Nexhip Bacelli.

Projketjet në fjalë pritet t’i japin një tjetër pamje kësaj zone të vecantë turistike, e cila problemet më të mëdha i ka gjatë sezonit të dimrit, për shak të bllokimit të rrugëve nga reshjet e dendura të borës.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.