Arkiv-Lajme të përditësuara

Paniku për euron mbërrin në Tiranë

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 03:48

Shpërbërja e euros është ende një teori që për ekspertët ndërkombëtarë është hipotetike, por lajmet mbi mundësinë e kësaj ndodhie kanë shkaktuar sakaq panik në vendet e Ballkanit, të cilat tradicionalisht e kanë përdorur këtë monedhë si mjet kursimi. 

Në Tiranë, Shkup dhe Beograd, monedhat vendase njohën forcim gjatë ditëve të fundit, ndërsa njerëzit po nguten të këmbejnë eurot e tyre në monedha alternative, njofton gazeta “Shqip”. 

SHBA ul papunësinë, hap 120 mijë vende të reja pune

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 12:40

SHBA- Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë ndjeshëm në 8.6 % në muajin nëntor, niveli më i ulët i papunësisë në këto dy vjet e gjysmë, nga 9% që ishte më parë, bënë të ditur autoritetet amerikane. 

Ekonomia amerikane shtoi 120 mijë vende të reja pune në nëntor, bëri të ditur departamenti i punës. 

Megjithatë sipas analistëve, një prej arsyeve që sjellin shifra pozitive për uljen e papunësisë në Shtetet e Bashkuara është se një numër i madh njerëzish kanë hequr dorë nga kërkesa për pune dhe për pasojë nuk janë numëruar si pjesë e të papunëve. 

KESH, importi i shtrenjtë

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 12:36

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Ëngjëll Zeqo thotë se kriza e energjisë, që ka prekur rajonin, po rrit me shpejtësi cmimet në treg. 

"I gjithë rajoni është në një krizë prodhimi për shkak të thatësirës. Situata është e vështirë në të gjithë Europën dhe duke qenë e tillë raporti ofertë-kërkesë bën edhe ndryshimin e cmimit. Duke qenë edhe një kërkesë shumë e madhe ka cuar në rritjen e cmimit, pasi gjithë vendet e rajonit po importojnë", tha Zeqo.

Trafikimi i qënieve njerëzore, KiE: Në Shqipëri është në rritje

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 12:34

TIRANË-Grupi i ekspertëve i Këshillit të Evropës mbi Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA) ka vënë në dukje masat e rëndësishme të marra nga autoritetet shqiptare për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në raportin e parë të vlerësimit për Shqipërinë, të publikuar 
Në raportin e tij GRETA thekson se, "këto masa kanë përfshirë ngritjen e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për luftën kundër trafikimit dhe krijimin e një mekanizmi kombëtar referues për identifikimin dhe dhënien e ndihmës viktimave të trafikimit". 

Merkel: Serbia në BE? Nuk i ka plotësuar kushtet

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:43

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbajtur të pandryshuar qëndrimin ndaj marrjes së statusit të vendit kandidat për Serbinë, edhe pse shumë nga vendet evropiane, parapëlqejnë që shtetit serb t’ia japin një status të tillë. 

Në një paraqitje para Bundestagut gjerman kancelarja Merkel ka deklaruar se e vetmja rrugë e Serbisë drejt BE-së mund të jetë nëpërmjet normalizimit të raporteve me Kosovën. 

OKB: Siria ka hyrë në një luftë civile

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:39

 

Zyrtarja më e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se goditja e rëndë kundër protestuesve antiqeveritarë në Siri ka degjeneruar në Luftë Civile.

Komisioneria e të drejtave të njeriut Navi Pillai u tha gazetarëve në Gjenevë dje se një numër gjithnjë e më i madh ushtarësh po dezertojnë dhe po ngrenë armët kundër qeverisë. Ajo tha gjithashtu se “të dhëna të besueshme” nga Siria tregojnë se numri i të vrarëve gjatë tetë muajve të kaluara të trazirave është shumë më i lartë nga 4000 që është konfirmuar nga Kombet e Bashkuara.

Merkel si Sarkozy: Të ribëjmë Europën

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:35

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, mbajti një fjalim kyç mbi krizën e Eurozonës dhe bashkëpunimin e saj me Francën për gjetjen e një zgjidhjeje, ndërsa theksoi për domosdoshmërinë e arritjes së një “bashkimi fiskal”. 

Duke folur të premten përpara Bundestagut gjerman, Merkel mbështeti fjalimin e Presidentit Sarkozy, duke argumentuar se ndryshime në traktin themeltar të Bashkimit Europian janë bërë të domosdoshme dhe se rregulla më të ashpra financiare duhet të imponohen.

Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:20

Gazeta "The Guardian" në shkrimin me titull “BE duhet të përballet me krizën në veriun e Kosovës”, shkruan se përleshjet në territoret e diskutueshme tregojnë se përpjekjet e keqkonceptuara për të zgjidhur problemet mund të kene pasoja të përgjakshme. 

Braçe: Histeri kundër Republikës, Leka Zogun s’e kemi patur mbret

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:18

TIRANE – “Ne nuk kemi mbret. Ne kemi Republikë”,- ka argumentuar dje, në një sqarim të dytë për miqtë e tij në Facebook, deputeti socialist, Erion Braçe. Ai e ka komentuar si “histeri kundër Republikës”, faktin që për pretendentin për Fronin Mbretëror, Leka Zogu, qeveria do të organizojë një ceremoni që nuk është e parashikuar në protokollin e shtetit. “Përse? Për të legjitimuar sjelljen e tyre në krye të institucioneve që nuk ka lidhje me një Republikë Parlamentare e Demokratike!”,- shprehet Braçe. 

Siri, opozita bashkohet me ushtrinë e rebelëve

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 14:53

Grupimi kryesor opozitar në Siri dhe Rebelët e Ushtrisë së Lirisë (RUL) kanë rënë dakord që të koordinojnë veprimet e tyre kundër presidentit Bashar al-Assad. 

RUL-i, gjithashtu lajmëroi të enjten se do të ndërpresë sulmet mbi forcat qeveritare, për të kufizuar numrin e viktimave në popullsinë civile. Takimi midis dy lëvizjeve të mëdha opozitare ndodhi në një krahinë jugore të Turqisë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara