Arkiv-Lajme të përditësuara

Energjia, biznesi kundër rritjes së çmimit

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 04:17

Konfindustria, duke marrë shkak prej kërkesës drejtuar nga operatorët ERE/Entit Rregullator të Energjisë, është qartësisht kundër çdo rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë biznese/industri, raportoi ditën e dielë e përditshmja “Shqip” 

Konfindustria vlerëson se rritja e çmimit të energjisë elektrike në kushtet e krizës globale dhe gjendjes së vështirë të ekonomisë europiane dhe rajonale, është me pasoja të paparashikueshme të rënda për prodhimin vendor, ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe afrimin e investimeve të huaja. 

Euro-deputetët kundër anashkalimit të Ballkanit

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 10:24

 

Të shqetësuar për humorin e vendeve anëtare në lidhje me procesin e zgjerimit, eurodeputetët më të njohur të Parlamentit Evropian që mbulojnë Ballkanin kanë përpiluar një deklaratë të përbashkët.

Kryetari i delegacionit, zëvendës-kryetari dhe raportuesit për vendet e rajonit, me përjashtim të atyre për Shqipërinë dhe Kosovën, i kërkojnë vendeve anëtare të BE-së që në samitin e dhjetorit të miratojnë të gjitha rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian.

Assange:”Të gjithë në përgjim”

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 10:15

Londër - Julian Assange flet në mënyrë direkte dhe deklaron se të gjithë ata që përdorin mjetet e komunikimit tashmë tradicional si iPhone, Blackberry, Gmail etj, etj mund të përgjohen ose janë të përgjueshëm. 

Assange përshkruan situatën në të cilën sipas tij gjendet pak a shumë e gjithë bota, të gjithë mund të përgjohen, madje ndoshta jemi të gjithë të përgjuar. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Wikileaks në bashkëpunim me Bureau of Investigative Journalism (BIJ) dhe Privacy International, organizatë britanike që lufton për respektimin e privacy. 

Rusi: Ndalohet drejtuesja e grupit të vetëm të vëzhgimit të zgjedhjeve

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 10:14

 

Anëtarët e grupit të vetëm monitorues të zgjedhjeve në Rusi thanë se drejtuesja e tyre u ndalua për 12 orë në aeroportin e Moskës, para zgjedhjeve parlamentare të së djelës.

Zyrtarët e doganës mbajtën drejtuesen e organizatës Golos, Lilya Shibanova në aeroportin Sheremetievo pasi ajo refuzoi të dorëzonte laptopin e saj tek oficerët e sigurisë që kërkonin të inspektonin kompjuterin për programe të paligjshme. Ajo u lirua pasi dorëzoi kompjuterin.

Engel: Kosova do të mbetet 100 për qind e plotë

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 10:12

Kongresisti amerikan Eliot Engel ka deklaruar se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë organizuar nga grupe kriminale serbe, të cilat synojnë ndarjen e shtetit të ri. 

I cituar nga agjencia e lajmeve “INA”, Engel ka theksuar se Kosova do të mbetet 100 për qind e bashkuar dhe ka shtuar se territori i saj është i paprekshëm. 

Dropulli i Poshtëm, gjashtë fshatra një muaj pa ujë

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 10:11

Mijëra banorë të 6 fashtrave në komunën e Dropullit të Poshtëm prej 6 muaj nuk furnizohen me ujë të pishëm. Uji i cili vjen prej burimit të Nepravishtës humbet rrugës prej dëmtimeve të paligjshme, rënies së nivelit të burimit dhe investimit të ndërprerë për ndërtimin e një ujësjellësi për këtë zonë. 

Banorët në fshatrat Frashtan dhe Lugar janë më së shumti të moshuar. Për ta është e papranueshme që të mungojë uji i pijshëm. Banorët po përpiqen të vënë në funksion sterat e dikurshme që grumbullojnë ujë nga ullukët e cative pasi nuk shohin zgjidhje tjetër.

Partitë islamike në avantazh në fazën e parë të zgjedhjeve në Egjipt

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 04:23

Në fazën e parë të zgjedhjeve parlamentare në Egjipt, të cilat janë ndarë në disa raunde, është shënuar një pjesëmarrje rekord e votuesve. Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve, në Kajro dhe Aleksandri kanë votuar rreth tetë milionë zgjedhës nga 13 milionë shtetas me të drejtë vote. Kjo pjesëmarrje prej 62 për qind është më e larta "që nga koha e faraonëve", deklaroi kryetari i Këshillit Zgjedhor, Abdul Muis Ibrahim. Javët e ardhshme do të mbahen zgjedhjet në 18 provincat e tjera të Egjiptit. Deri tani partitë islamike kryesojnë me avantazh të qartë.

SHBA: Izraeli të dalë nga izolimi

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 04:19

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta i ka bërë thirrje Izraelit që të riparojë marrëdhëniet me Turqinë, Egjiptin dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme për të reduktuar izolimin në rritje të tij. 

Në një fjalim të mbajtur në Uashington, Panetta tha se Izraeli nuk është i vetmi fajtor, duke iu referuar “fushatës ndërkombëtare” për izolimin e tij. 

Emigracioni, Raportuesi i OKB-së: Shqipëria vend unik

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 03:58

TIRANE - Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të emigracionit në botë. Në mënyrë krejt unike, një e katërta deri një e treta e gjithë qytetarëve shqiptarë jetojnë jashtë vendit. Vlerësimi vjen prej Fransua Krepo, raportuesit special të kombeve të bashkuara për të drejtat e emigrantëve. Eksperti, i cili do të vizitojë Shqipërinë nga data 5 deri në 13 dhjetor, u referohet flukseve të mëdha të migrimit të nisura që në vitet 90-të, të cilat e kanë bërë Shqipërinë një prej shteteve me përqindjen më të lartë të emigracionit në botë.

OKB:Komisoni për të Drejtat e Njeriut ndëshkon Sirinë

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 03:55

 

Këshilli i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara  votoi për të dënuar shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut gjatë goditjes së protestave në Siri.

Rezoluta e miratuar nga Këshilli dje parashikon krijimin e postit të një hetuesi të posaçëm për të shqyrtuar abuzimet e të drejtave të njeriut në Siri. Megjithatë, ajo nuk e raporton Demaskun në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për masa të mëtejshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara