Partitë islamike në avantazh në fazën e parë të zgjedhjeve në Egjipt

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 04:23

Në fazën e parë të zgjedhjeve parlamentare në Egjipt, të cilat janë ndarë në disa raunde, është shënuar një pjesëmarrje rekord e votuesve. Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve, në Kajro dhe Aleksandri kanë votuar rreth tetë milionë zgjedhës nga 13 milionë shtetas me të drejtë vote. Kjo pjesëmarrje prej 62 për qind është më e larta "që nga koha e faraonëve", deklaroi kryetari i Këshillit Zgjedhor, Abdul Muis Ibrahim. Javët e ardhshme do të mbahen zgjedhjet në 18 provincat e tjera të Egjiptit. Deri tani partitë islamike kryesojnë me avantazh të qartë. Në vend të parë me rreth 40 për qind të votave është vëllazëria myslimane me partinë e saj "Partia për liri dhe drejtësi". Në vend të dytë është partia "El Nur" e salafistëve, me rreth 20 për qind. Salafistët kërkojnë zbatim më të rreptë të ligjeve islame. Lëvizja "Aleanca Egjiptiane", e partive të majta dhe liberale, në pjesën më të madhe të qarqeve elektorale ndodhet në vend të tretë. 

 

Deutsche Welle

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.