Arkiv-Lajme të përditësuara

Kuvendi rikthen reciprocitetin ndaj Serbisë

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 08:52

Pas një debati të gjatë me akuza të ndryshme mes pozitës dhe opozitës, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar mocionin e lëvizjes Vetëvendosje. Parashtruesi i kërkesës Visar Ymeri lexoi tri pikat e mocionit, të cilat më pas u miratuan me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm në sallë.

Eurostat: Shqiptarët, grupi i tretë i emigrantëve në BE

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 08:49

BRUKSEL - Sipas ‘Eurostat’, shqiptarët janë grupi i tretë më i madh i të huajve që jetojnë në vendet e BE, pas turqve dhe marokenëve, pavarësisht se Shqipëria është një vend me popullatë shumë të vogël. 

Shqiptarët janë rast unik përsa i përket numrit të emigrantëve në raport me popullatën, pasi 1.1 milionë prej tyre jetojnë në mënyrë të rregullt në Europë dhe të tjerë jetojnë po aty në mënyrë të paligjshme, apo kanë emigruar përtej Atlantikut. 

Sipas të dhënave, në Itali janë aktualisht 467 000 shqiptarë ose 11 % e popullatës së huaj në këtë vend. 

Hije skandali me invalidët

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 08:47

Shoqata e të Verbërve dhe ajo e Para dhe Tetrapegjikëve kanë paditur në prokurori abuzimet në listat e personave, që kompensohen nga qeveria për sa i përket energjisë elektrike. 

Sipas tyre ne keto lista ku qeveria paguan 80 % te fatures ka mbi 10 mije emra qe perfitojne ne menyre abuzive. Ne mes tyre radhiten emra të njohur, firma private, te personave qe kane humbur jeten e te tjere .

Aksioni, policia bashkiake heq tregtarët ambulantë

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 08:46

TIRANE- Policia bashkiake ka kryer sot një aksion për lirimin e hapësirave dhe rrugëve të zëna nga tregtarët ambulantë në zonën e Stacionit të Trenit. 

Aksioni është ndjekur nga afër edhe nga kryetari i minibashkisë numër 9 në Tiranë, Indrit Fortuzi.

Britania mund të bllokojë traktatin e ri të BE-së

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 03:47

Kryeministri britanik, David Cameron, ka kërcënuar të bllokojë një traktat të ri të mundshëm të Bashkimit Evropian të dizajnuar për të shpëtuar nga kolapsi për shkak të krizës evropiane borxhit. 

Në një artikull të botuar në gazetën britanike "The Times", Cameron thotë se Londra nuk do të mbështesë çdo marrëveshje që nuk mbron atë që ai e përshkruan si “interes britanik”. 

Cameron tha se sektori i madh financiar i Britanisë dhe tregu i BE-së do të duhet të mbrohen nëse qeveria e tij do të mbështesë ndonjë traktat të ri të BE-së.

Britania nuk e përdor euron. 

FBI kthen serverin e Kryeministrisë: Filmimet në 21 janar, të zhdukura!

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 03:44

 

Zyrtarët e kryeministrisë kanë fshirë filmimet e kamerave ditën e protestës së opozitës më 21 janar dhe për këtë arsye janë marrë nën hetim nga prokuroria. Ata akuzohen për fshehje dhe fshirje të pamjeve filmike të regjistruara nga serveri qendror i kamerave të sigurisë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit qendror të akuzës, sipas të cilëve, njësia e përbashkët hetimore ka regjistruar procedimin penal pa autor, por për dyshimin e kryerjes së dy veprave penale atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bashkëpunim.

Greqi, parlamenti miraton buxhetin shtrëngues

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 03:40

 

ATHINË- Ligjvënësit grekë kanë miratuar një buxhet shtrëngues për vitin 2012. Buxheti i miratuar pas debatesh të gjata në Parlament është një hap që përfshin shkurtime të mëdha të shpenzimeve dhe rritje të taksave, me qëllim të uljes së borxheve masive dhe daljes nga recesioni.

Buxheti, i mbështetur nga anëtarët e fraksioneve socialiste, konservatore dhe të ekstremit të djathtë nacionalist, u miratua me 258 vota në parlamentin me 300 vende.

Gjermania braktis Euron? Pohimi nga banka: Jemi duke stampuar Marka

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 03:39

"Mediat nuk po tregojnë gjë për të shmangur krizën e panikut në tregje. Por ne që nga e hëna  e kaluar kemi filluar të stampojmë Markën".Kjo është deklaruar nga një punonjë gjerman dhe u publikua në websajtin e organizatës ekonomiko-financiare Affari Italiani.

"Nga 28 Nëntori ne nuk stampojmë më euro" tha burimi, i cili preferoi të mbetet anonim, por kemi urdhër dhe po e zbatojmë, që të stampojmë DM (marka).

ERE vendos sot çmimet e energjisë për vitet 2012-2014

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 03:32

TIRANË- Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur çmimet e reja të energjisë për vitet 2012-2014 për tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST dhe për pasojë, për gjithë konsumatorët që furnizohen nga linjat e ndryshme të energjisë. 

Ky vendim vjen pas debatit publik që ERE zhvilloi në 30 nëntor me grupet e interesit ku u dëgjuan argumentat e tre kompanive OST, KESH dhe CEZ për rritjen e çmimit të energjisë për vitet 2012-2014. 

Rusia mban të ndaluar të paktën 250 protestues, SHBA kritikon zgjedhjet

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 13:47

 

Autoritetet ruse vazhdojnë të mbajnë të ndaluar të paktën 250 protestues të opozitës një ditë pas një tubimi të pashembullt kundër manipulimit të zgjedhjeve, ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton kritikoi përsëri Moskën për zgjedhjet parlamentare për të cilat ajo tha se nuk ishin as të lira dhe as të drejta.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara