Hije skandali me invalidët
Shoqata e të Verbërve dhe ajo e Para dhe Tetrapegjikëve kanë paditur në prokurori abuzimet në listat e personave, që kompensohen nga qeveria për sa i përket energjisë elektrike.
Sipas tyre ne keto lista ku qeveria paguan 80 % te fatures ka mbi 10 mije emra qe perfitojne ne menyre abuzive. Ne mes tyre radhiten emra të njohur, firma private, te personave qe kane humbur jeten e te tjere .
Ne Sherbimin Social Shteteror, ku personat me aftesi te kufizuara pajisen me librezen perkatese thone se edhe nga ana e tyre ka nisur nje verifikim i tille duke bere ballafaqim me listat e CEZ. Listat e personave me aftesi te kufizuara vijne nga njesite vendore. Por ata nuk perjashtojne mundesine e falsifikimeve.
"Dosja vjen nga njësitë e pushtetit vendor dhe më pas kalon në komision.Nuk mund të flas me kompetencë për falsifikimet dhe nuk mund t'i përjashtoj ato", thotë Leonard Strazimiri, nga Drejtoria e Pagesave ne 'cash'.
Perfaqesuesve te Shoqatave te Aftesise se Kufizuara ne Shqiperi numerohen rreth 15 mije persona me aftesi te kufizuara, nderkohe qe nga kompensimi i energjsie elektrike perfitojne 25 mije persona.Abuzime te tilla janë konstatuar edhe ne perfitimet e karburantit.
top-channel.tv
Add new comment