Britania mund të bllokojë traktatin e ri të BE-së

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 03:47

Kryeministri britanik, David Cameron, ka kërcënuar të bllokojë një traktat të ri të mundshëm të Bashkimit Evropian të dizajnuar për të shpëtuar nga kolapsi për shkak të krizës evropiane borxhit. 

Në një artikull të botuar në gazetën britanike "The Times", Cameron thotë se Londra nuk do të mbështesë çdo marrëveshje që nuk mbron atë që ai e përshkruan si “interes britanik”. 

Cameron tha se sektori i madh financiar i Britanisë dhe tregu i BE-së do të duhet të mbrohen nëse qeveria e tij do të mbështesë ndonjë traktat të ri të BE-së.

Britania nuk e përdor euron. 

Franca dhe Gjermania, të cilat e përdorin euron, kanë debatuar një traktat të mundshëm për të forcuar integrimin dhe disiplinën financiare në mesin e vendeve që përdorin këtë monedhë. 

Raportet thonë se diskutimet janë përqendruar në një marrëveshje të mundshme mes 17 vendeve që përdorin euron, rreth një pakti që do të përfshinte të gjitha 27 shtetet e BE-së.

 

Koha.net

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.