Aksioni, policia bashkiake heq tregtarët ambulantë

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 08:46

TIRANE- Policia bashkiake ka kryer sot një aksion për lirimin e hapësirave dhe rrugëve të zëna nga tregtarët ambulantë në zonën e Stacionit të Trenit. 

Aksioni është ndjekur nga afër edhe nga kryetari i minibashkisë numër 9 në Tiranë, Indrit Fortuzi.

“Kemi ardhur në zonën e Stacionit të Trenit, ku në bashkëpunim me policinë bashkiake po lirohen zonat e zaptuara nga objekte të ndryshme. Po bëjmë zhbllokimin e kësaj zone dhe të rrugës që shkon drejt ALUIZN-it, për lirimin e atij lloj tregu të sajuar nga njerëzit. Këtu ka edhe një projekt për të vazhduar bulevardi, por heqja e tregtarëve ambulantë nuk ka lidhje me projektin, po me ankesat që kanë bërë banorët”, tha Fortuzi.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.