Greqi, parlamenti miraton buxhetin shtrëngues

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 03:40

 

ATHINË- Ligjvënësit grekë kanë miratuar një buxhet shtrëngues për vitin 2012. Buxheti i miratuar pas debatesh të gjata në Parlament është një hap që përfshin shkurtime të mëdha të shpenzimeve dhe rritje të taksave, me qëllim të uljes së borxheve masive dhe daljes nga recesioni.

Buxheti, i mbështetur nga anëtarët e fraksioneve socialiste, konservatore dhe të ekstremit të djathtë nacionalist, u miratua me 258 vota në parlamentin me 300 vende.

Qeveria greke tani për tani është duke mbijetuar me miliarda euro të kredive ndërkombëtare të shpëtimit të cilat janë rënë dakord në këmbim me shkurtime të buxhetit dhe rritje të taksave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

BE-ja po kërkon të parandalojë rënien e euros, e cila përdoret nga 17 shtete anëtare të saj, duke përfshirë edhe Greqinë.

 

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.