Arkiv-Lajme të përditësuara

Shtypi gjerman: Leka Zogu sulmoi me armë KQZ, Berisha, dashuri e vonë me pretendentin për fron

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 12:34

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje të veçantë në numrin e sotëm, largimit nga jeta të djalit të mbretit Zog, Leka Zogu. Në artikullin me titull "Shqipëria thotë lamtumirë" ajo shkruan se është organizuar një varrim shtetëror për atë, që donte me dëshirë të ishte mbret, Leka Zogun.

"Me dëshirën e kryeministrit, Sali Berisha, 'ai u varros me të gjitha nderimet mbretërore'. Kufoma e tij u vendos në parlament, ndërsa flamujt në gjysmështizë. Ndërsa të shtunën Shqipëria e shpalli zi kombëtare.

Slloveni, qendra e majtë fiton zgjedhjet parlamentare

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 12:32

LUBJANË- Kryetari popullor i Bashkisë së Lubjanës dhe kryetar i qendrës së majtë, milioneri Zoran Jankoviç, fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Slloveni, vend anëtar i zonës euro, një rezultat i papritur ndërkohë që konservatorët mendohej të dilnin gjerësisht fitues në bazë të sondazheve, njoftoi gjatë natës Komisioni Zgjedhor.

Merkel-Sarkozy: Rregulla më të forta për euron

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 12:30

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, bënë thirrje për një traktat të ri, me rregulla më të ashpra financiare për Eurozonën, gjatë takimit që janë duke mbajtur në Paris. 

Drejtuesit e dy fuqive më të mëdha ekonomike të kontinentit sugjeruan që të rritet kontrolli fiskal dhe të parashikohen sanksione për shtetet që do të abuzojnë me buxhetet e tyre kombëtare. Sarkozy theksoi se “duhen marrë masa që kriza të cilën po përjetojmë të mos përsëritet më kurrë në të ardhmen”.

Zv.presidenti i SHBA: Mbështesim Greqinë me çdo mënyrë

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 08:51

ATHINE - Gjatë takimeve të sotme në Athinë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden përsëriti mesazhin e mbështetjes konstante të administratës amerikane ndaj Greqisë, për përballimin e krizës ekonomike. 

Joe Biden u prit sot nga presidenti i Republikës, Karolos Papulias. Në vazhdim ai takoi kryeministrin Lukas Papadhimosm më pas do takojë liderin e PASOK, Jorgos Papandreu dhe atë të Demokracisë së Re, Antonis Samaras. 

SHBA gati të mbështesin Afganistanin, por bëjnë thirrje për reforma

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 08:49

 

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Afganistanin, por se vendi duhet të vazhdojë reformat, të marrë përgjegjësi për sigurinë e saj dhe të ndërtojë një demokraci të mbështetur tek shteti ligjor.

Zonja Clinton foli sot në Bon të Gjermanisë në një konferencë globale për të ardhmen e Afganistanit.

Kuvend, miratohet buxheti 2012

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 08:47

 

Kuvendi miratoi ligjin për buxhetin e shtetit të vitit 2012 me 71 votat e maxhorancës. Opozita votoi kundër ligjin pasi mazhoranca nuk pranoi asnjë nga propozimet e saj.

 

Qeveria e Italisë miraton masa shtrënguese ekonomike

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 03:56

 

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, tha se qeveria e tij ka miratuar një paketë masash emergjente buxhetore prej 30 milriadë eurosh që do ta ndihmojë Italinë të mos përfundojë në falimentim.

Zoti Monti tha dje se masat përfshijnë shkurtime të menjëherëshme të buxhetit si dhe masa të rëndësishme për të luftuar shmangijen e taksave. Për të ndihmuar në shkurtimin e shpenzimeve, zoti Monti tha gjithashtu se nuk do ta marrë rrogën e kryeministrit.

Masat do t’i paraqiten parlamentit për miratim.

Partia e Kryeministrit të Rusisë pëson rënie në zgjedhjet parlamentare

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 03:51

 

Partia e Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin pësoi rënie në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Ndërkohë që janë numëruar 80 përqind të votave, rezultatet tregojnë se Rusia e Bashkuar ka fituar vetëm 50 përqind, krahasuar me 64 përqind në vitin 2007. Partia Komuniste është në vend të dytë me vetëm 20 përqind.

Londra kundër statusit të Serbisë kandidatit në BE

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 03:49

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” shkruan se përveç Gjermanisë, edhe Britania e Madhe, Austria  dhe Holanda janë kundër vendimit të Komisionit Evropian që Serbia të fitojë statusin e vendit kandidat në BE. 

"Ne duam që të shohim përkushtim të fortë të Serbisë në dialogun me Kosovën", ka thënë ministri i Jashtëm William Hague, teksa Britania iu bashkua Gjermanisë, Austrisë e Holandës në kërcënimin për përdorim të vetos për vendimin, transmeton INA njoftimet.

Euro vijon dobësimin kundrejt lekut

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 03:47

Euro ka një javë që forcohet kundrejt dollarit në tregjet ndërkombëtare (me përjashtim të ditës së premte), por shqiptarët vijuan të heqin monedhën e tyre të parapëlqyer të kursimit në këmbim të lekëve, një fenomen ky i shkaktuar tërësisht nga paniku mbi fatin e Europës. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara