Arkiv-Lajme të përditësuara
WikiLeaks rifillon publikimet në shkallë botërore
LONDËR- WikiLeaks njoftoi sot se ka rifilluar publikimin, e ndërprerë në tetor për shkak të mungesës së fondeve, me dokumente që tregojnë spiunazhin e kryer nga qeveritë për qytetarët e tyre falë teknokologjive të dhëna nga industrialistë të specializuar në mbikëqyrjen.
Kriza, Sarkozi: Franca dhe Gjermania traktat të ri për Europën
FRANCË- Presidenti francez Nicolas Sarkozi në një deklaratë publike për mediat pranoi se Europa është përfshirë nga kriza, e cila mund të rrezikojë shkatërrimin e Bashkimit Europian.
“Kam tentuar gjithmonë të them të vërtetën, ka një krizë në zonën euro, që mund të shkatërrojë Bashkimin Europian, nëse dështon ekonomia Europiane cfarë mund të mbesë nga Europa? Besimi dhe kredibiliteti mund ti japin fund krizës. Duhet të bëjmë thirrje për solidaritet”,- deklaroi Sarkozi.
Hungaria nxjerr jashtë ligjit të pastrehët
Një ligj i ri i shumëkritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut hyri në fuqi në Hungari, duke e konsideruar fjetjen në rrugë si një kundravajtje penale të dënueshme me një gjobë prej 500 eurosh ose me burgim.
Ligji godet kryesisht të pastrehët. Partia konservatore në pushtet ishte ajo që propozoi ligjin, duke argumentuar se Budapesti nuk mund të përballonte më numrin e lartë të endacakëve në rrugët e tij.
Parlamenti Evropian miraton anëtarësimin e Kroacisë në BE
BRUKSEL- Parlamenti evropian i hapi dritën e gjelbër anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian duke i kërkuar Zagrebit të bëjë më shumë përpjekje për të luftuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Anëtarësimi i Kroacisë në BE u miratua nga 564 vota pro, 38 kundër dhe 32 abstenime. Marrëveshja e parlamentit ishte pengesa e fundit juridike para nënshkrimit të traktatit të anëtarësimit parashikuar gjatë samitit të drejtuesve evropianë të 8 dhe 9 dhjetorit në Bruksel.
Klinton, thirrje Birmanisë t'i jap fund lidhjeve me Korenë e Veriut
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i bëri thirrje Birmanisë të përfundoi lidhjet ushtarake të paligjshme me Korenë e Veriut dhe tha se duhet të bëhet më shumë punë para se Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë heqjen e sanksioneve.
Zonja Klinton tha sot gjatë vizitës së saj në Birmani se kjo qeveri duhet të respektojë konsensusin ndërkombëtar kundër përhapjes së armëve bërthamore në mënyrë që të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Ajo i bëri përsëri thirrje qeverisë birmaneze të lirojë më shumë të burgosur politik dhe t’i jap fund dhunës etnike.
Medvedev: Nuk mund t’u japim shtetësi ruse serbëve të Kosovës
Presidenti rus Dmitrij Medvedev e ka shqyrtuar kërkesën e serbëve të Kosovës për shtetësi ruse, por, sipas Ligjit për shtetësi të Rusisë nuk mund t’iu përgjigjet kërkesës së tyre, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug zëdhënësi MPJ të Rusisë Aleksandar Lukasheviq.
Ai po ashtu ka thënë se Rusia do të dërgojë të gjitha llojet e ndihmave për serbët në veri të Kosovës ndërsa përmes UNESCO do të ndihmojë objekte fetare serbe.
Ambasadës ruse në Beograd më herë i kishte shkuar kërkesa serbe me 22 mijë lutje për shtetësi ruse.
Kosovë: Ambasada amerikane dënon përdhosjen e varrezave hebraike në Prishtinë
Ambasada amerikane në Prishtinë, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kryejnë hetime të hollësishme dhe të vënë para drejtësisë përgjegjësit e një incidenti në varrezat hebraike në Prishtinë të cilët kishin vizatuar kryqin e thyer nazist mbi to.
Deja Vu në Teheran
Sulmi i së martës kundër ambasadës britanike në Teheran, pa mëdyshje i ngjason sulmit kundër ambasadës amerikane në këtë qytet, më 4 nëntor 1979, kur ithtarët e udhëheqësit të atëhershëm dhe kryesuesit të revolucionit, Ajatollah Khomeini, morën peng 52 diplomatë amerikanë, të cilët i mbajtën nën dhunën e tyre për 444 ditë me radhë.
Pamjet e studentëve ithtarë të vijës së fortë, duke ju vërsulur një ambasade të huaj në Teheran, duken si një deja vu. Është madje nënror, sikur edhe atëbotë.
Greqi, grevë e përgjithshme në vend
Sërish Greqia është mbërthyer nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe. Sipas sindikatave,në grevë marrin pjesë të gjithë punonjësit në sektorin shtetëror,atë publik dhe një pjesë e madhe e atij privat.
Greva e radhes ka paralizuar transportin urban, hekurudhat, levizjen e trageteve, si dhe shkollat dhe spitalet. Ne greve jane hedhur per disa ore edhe gazetaret, bankat dhe punonjesit e telefonise shteterore.
Fshati, 98% s’e kanë idenë e rrezikut nga SIDA
TIRANE - Banorët e zonave rurale të Elbasanit, Librazhdit dhe Gramshit kanë njohuri të pamjaftueshme ndaj HIV/AIDS-it. Konkluzioni vjen nga një studim i realizuar në këto zona ku u konstatua se shumica e të testuarve nuk kanë njohuritë bazë mbi rrugët e transmetimit të virusit të rrezikshëm.
Rezultatet duken edhe më tronditëse kur u konstatua se pamjaftueshmëri informacioni kishte edhe personeli shëndetësor që punonte në qendrat shëndetësore ku u realizua studimi.