Kriza, Sarkozi: Franca dhe Gjermania traktat të ri për Europën

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 14:27

FRANCË- Presidenti francez Nicolas Sarkozi në një deklaratë publike për mediat pranoi se Europa është përfshirë nga kriza, e cila mund të rrezikojë shkatërrimin e Bashkimit Europian. 

“Kam tentuar gjithmonë të them të vërtetën, ka një krizë në zonën euro, që mund të shkatërrojë Bashkimin Europian, nëse dështon ekonomia Europiane cfarë mund të mbesë nga Europa? Besimi dhe kredibiliteti mund ti japin fund krizës. Duhet të bëjmë thirrje për solidaritet”,- deklaroi Sarkozi. 

Sarkzoi përcaktoi si shkaktaren e krizës europiane të borxheve sistemin social. Kreu i shtetit francez bëri thirrje për një për një reformim emergjent të sistemit social. 

“Por, si mund të parashikoi të ardhmen. Ata që punojnë me cështjet sociale kalojnë një cast më të vështirë. Reforma sociale duhet bërë në mënyrë urgjente. Një shtet i dobët pa autoritet, mund të jetë shkaktari kryesor për tu përfshirë nga kriza”

Presidenti francez Sarkozi theksoi se Europës i duhet një model i ri ekonomik dhe kjo sipas tij mund të arrihet nëse ka bashkëpunim mes vendeve ë Eurozonës. Ndërkohë bëri me dije se Franca dhe Gjermani po pergatisin një traktat të ri për Europën.

“Të vetëm nuk mund të ndryshojmë rregullat e lojës. Nuk mund të shkojmë dretj perfeksionizmit. Sovraniteti mund të ushtrohet i bashkuar. Së bashku me kancelaren gjermane Merkel ne do mund të përgatisim një të ardhme për Euopën.

Presidenti francez theksoi se Europa nuk do të lejojë që të përsëritet e njëjta gjë që ndodhi me Greqinë. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.