Fshati, 98% s’e kanë idenë e rrezikut nga SIDA
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/4719_2_0.gif?itok=M4BDRmaU)
TIRANE - Banorët e zonave rurale të Elbasanit, Librazhdit dhe Gramshit kanë njohuri të pamjaftueshme ndaj HIV/AIDS-it. Konkluzioni vjen nga një studim i realizuar në këto zona ku u konstatua se shumica e të testuarve nuk kanë njohuritë bazë mbi rrugët e transmetimit të virusit të rrezikshëm.
Rezultatet duken edhe më tronditëse kur u konstatua se pamjaftueshmëri informacioni kishte edhe personeli shëndetësor që punonte në qendrat shëndetësore ku u realizua studimi.
Kështu, 88% e të intervistuarve nuk kanë dijeni se mund të infektohen nga përdorimi i përbashkët i mjeteve, me persona të infektuar, ndërkohë që 74% e tyre nuk e quajnë faktor risku përdorimin e përbashkët të mjeteve të ngrënies me persona të infektuar. 8% e personave të marrë në pyetje nuk dinë të përgjigjen fare në lidhje me pyetjet mbi rrugët e transmetimit të sëmundjes. Më e rëndësishme është edhe mënyra e konceptimit që kanë këta persona për personat e infektuar me HIV/AIDS. Nga përpunimi i të dhënave del fakti se 64% e të intervistuarve mendojnë se personat e shëndoshë mund të jenë të infektuar ndërsa 25% e tyre konsiderojnë peshën si faktor për të qenë i prekur nga sëmundja. Vetëm 11% e tyre kanë mundur që të përgjigjen me saktësi lidhur me këtë fakt. Nga personat e përfshirë në studim, vetëm 2% e tyre ishin testuar ndërsa pjesa tjetër nuk janë testuar asnjëherë.
Nga studimi bëhet e qartë se kur deklarimet e të intervistuarve vlerësohen sipas nivelit të arsimit, saktësia e deklarimit mbi njohuritë, rritet me rritjen e nivelit të arsimimit.
Ballkanweb.com
Add new comment