Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: PS, jo filogreke, detin Greqisë ia fali qeveria!

Postuar në 30 Nëntor, 2011 02:40

TIRANË- Kryetari socialist, Edi Rama ka hedhur poshtë dje, akuzat ndaj Partisë Socialiste si një “parti filogreke”. Gjatë një interviste për gazetën “Zëri” të Kosovës, Rama është shprehur se: “Ka një shembull konkret edhe për këtë që është shembulli i sjelljes diametralisht të kundërt të atyre që i bien gjoksit si shqiptarë të mëdhenj që janë në qeveri dhe që me një firmë i falën Greqisë 300 m katrorë det Shqipërie, dhe tonën që e ngritëm këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkuam anulimin e kësaj marrëveshjeje si një marrëveshje kundër interesave kombëtare”. 

Eurogrupi miraton këstin e gjashtë të ndihmës për Greqinë

Postuar në 29 Nëntor, 2011 13:51

BRUKSEL - Më në fund një lajm i mirë për Greqinë. Ministrat e financave të eurozonës miratuan këtë mbrëmje lëvrimin e 8 miliardë eurove të ndihmës, pas një aventure të gjatë e të rrezikshme, e cila thuajse e nxori vendin jashtë euros. 

Zhvillimet negative filluan që kur Trojka u largua nga vendi pas një mosmarrëveshje me ministrin e Financave Evangelos Venizelos, pasuan me shpalljen e referendumit nga Papandreu dhe përfunduan me formimin e qeverisë Papadhimos. 

Ligji antiduhan, gjobiten 140 subjekte në Tiranë

Postuar në 29 Nëntor, 2011 13:22

TIRANE- Subjektet private apo shtetërore që tolerojnë konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura do të përbalen me gjoba të larta, por edhe me pezullim të aktivitetit, nëse fenomeni përsëritet. Apeli vjen kësaj radhe nga kreu i Task Forcës Antiduhan, Roland Shuperka, i cili informon se vetëm gjatë nëntorit në Tiranë janë gjobitur 140 subjekte.

Iran, sulmohet Ambasada Britanike. Londra: Jemi të skandalizuar

Postuar në 29 Nëntor, 2011 12:57

TEHERAN- Ministria britanike e Punëve të Jashtme u shpreh sot e skandalizuar nga hyrja e papranueshme e manifestuesve në ambasadën e saj në Teheran duke shkaktuar kështu një tension të madh diplomatik mes dy vendeve.

Serbët sfidë KFOR-it, ngrenë barrikadë të re në Jagnjenicë

Postuar në 29 Nëntor, 2011 12:33

JAGNJENICË- Tension sërish në veri të Kosovës, ku vetëm një ditë pas përleshjes mes trupave paqëruajtëse të KFOR-it dhe serbëve ë veriut në Jagnjenicë, këto të fundit kanë ngritur një barrikadë të re vetëm 500 metra larg të vjetrës. 

Lajmi bëhet i ditur nga Europa e Lirë, e cila bën me dije se largimi i barrikadës në këtë vendbanim të komunës së Zubin Potokut u pasua me dhunë të protestuesve ndaj ushtarëve të KFOR-it, të cilët fillimisht plagosën dy paqeruajtës gjermanë me armë zjarri.

Kriza, Italia do ndërpresë kuotat zyrtare të emigracionit për Shqipërinë

Postuar në 29 Nëntor, 2011 09:51

Ka shumë të ngjarë që vitin e ardhshëm, Italia të ndërpresë kuotat e emigracionit të cilat i lëvron për çdo vit, edhe ndaj Shqipërisë në nivele të caktuara. Lajmi aludohet nga media italiane “La Repubblica”, referuar Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit në Ministrinë Italiane të Punës. “Papunësia në mesin e emigrantëve është goxha e lartë. Eshtë shumë e panevojshme që punonjës të tjerë të vijnë nga jashtë", tha Natale Forlani, drejtori i kësaj drejtorie, duke shtuar se e përjashton se mund të ketë një dekret të flukseve për emigrantët në vitin e ardhshëm nga qeveria italiane.

Tadiç kërkon heqjen e barrikadave, opozita e quan thirrje skizofrene.

Postuar në 29 Nëntor, 2011 09:22

 

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar nga KFOR-i "ndërprerjen e aksionit për heqjen e barrikadave, sepse rrezikon jetët e njerëzve", kurse nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës ka kërkuar që "të ftojnë qytetarët të heqin vetë barrikadat".

“Në këtë situatë vetëm ekstremistët kanë dobi dhe në një atmosferë të këtillë, problemet nuk zgjidhen dot”, u ka thënë Tadiq gazetarëve në Beograd.

Çdo përshkallëzim në Kosovë, ka thënë Tadiq, rrezikon interesin e Serbisë dhe se gabimet e viteve të 90’ta nuk guxojnë të përsëriten më.

Presidenti Obama: Zgjidhja e krizës Evropiane ka rëndësi të madhe për Shtetet e Bashkuara

Postuar në 29 Nëntor, 2011 09:20

 

Presidenti Barak Obama priti të henën në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit e Bashkimit Evropian në një takim që u përqendrua mbi krizën evropiane të borxheve dhe përpjekjet nga ana e qeverive për të ruajtur eurozonën ndërkohë që shtohen shqetësimet për recesion.

Mesazhi i Presidentit Obama për Evropën e trazuar ka qënë i pandryshuar, duke shprehur besim që udhëheqësit e atij kontinenti kanë kapacitetet për të zgjidhur krizën e tyre të borxheve, por duke u kërkuar atyre që të gjejnë dëshirën politike për një zgjidhje efikase.

KESH: Vështirësi në importin e energjisë, thatësirë në rajon

Postuar në 29 Nëntor, 2011 09:16

TIRANË- Vendin tonë e pret një dimër problematik sa i takon furnizimit me energji elektrike. 

Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo duke folur për situatën energjike në vend deklaron se KESH ka siguruar importin e energjisë elektrike vetëm për dhjetorin, ndërkohë ka pranuar se ka vështirësi sa i takon gjetjes së importit, pasi situata paraqitet problematike për gjithë rajonin. 

Arrestohen për hartën e Shqipërisë së madhe

Postuar në 29 Nëntor, 2011 04:09

 

Policia e Maqedonisë ka arrestuar katër persona në Tetovë për shkak se kanë vizatuar grafite me flamuj kuq e zi dhe hartën e Shqipërisë së madhe, informon gazeta “Lajm” nga Shkupi.

Sipas policisë bëhet fjalë për 3 persona me iniciale V.K. T.P. dhe V.I. nga Tetova dhe personi me iniciale R.S. nga Dibra, të gjithë në moshën 20 deri 22 vjeçare.

Ata kanë vizatuar grafitet në hyrje të Tetovës, në afërsi të “Monopolit”, kurse policia i ka arrestuar sot rreth orës 10 paradite.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara