Arrestohen për hartën e Shqipërisë së madhe

Postuar në 29 Nëntor, 2011 04:09

 

Policia e Maqedonisë ka arrestuar katër persona në Tetovë për shkak se kanë vizatuar grafite me flamuj kuq e zi dhe hartën e Shqipërisë së madhe, informon gazeta “Lajm” nga Shkupi.

Sipas policisë bëhet fjalë për 3 persona me iniciale V.K. T.P. dhe V.I. nga Tetova dhe personi me iniciale R.S. nga Dibra, të gjithë në moshën 20 deri 22 vjeçare.

Ata kanë vizatuar grafitet në hyrje të Tetovës, në afërsi të “Monopolit”, kurse policia i ka arrestuar sot rreth orës 10 paradite.

Bashkë me hartën e Shqipërisë së madhe ata e kanë shkruar edhe parullën, “Një gjuhë, një komb, një shtet”.

Policia i ka marrë në pyetje dhe akoma nuk dihet nëse do të ju caktohet masë paraburgimi katër të arrestuarve shqiptarë.

Gazeta Express

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.