Iran, sulmohet Ambasada Britanike. Londra: Jemi të skandalizuar

Postuar në 29 Nëntor, 2011 12:57

TEHERAN- Ministria britanike e Punëve të Jashtme u shpreh sot e skandalizuar nga hyrja e papranueshme e manifestuesve në ambasadën e saj në Teheran duke shkaktuar kështu një tension të madh diplomatik mes dy vendeve.

"Ne jemi të skandalizuar. Kjo është e papranueshme dhe ne e dënojmë këtë akt'', deklaroi ministria në një komunikatë duke dënuar hyrjen në ambientet diplomatike të një numri të konsiderueshëm manifestuesish, të cilët kanë kryer akte vandalizmi. 
"Në kuadër të ligjeve ndërkombëtare duke përfshirë dhe konventën e Vjenës, qeveria iraniane ka detyrimin e qartë për të mbrojtur diplomatët dhe ambasadat në territorin e saj dhe ne presim nga ajo që të reagojë sa më shpejt për të marrë kontrollin e situatës dhe për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe ambjenteve tona'', vijon komunikata.

Një gazetar konfirmoi disa orë më parë se dhjetëra protestues hynë sot në ambientet e jashtme të ambasadës së Britanisë së Madhe në Teheran duke hequr flamurin britanik dhe duke vënë në vend të tij flamurin iranian. 
Manifestuesit, të cilët protestonin kundër sanksioneve britanike ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor, thyen disa xhama dritaresh të godinës si edhe dogjën flamurin britanik dhe atë izraelit, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni shtetëror iranian. 

TEHERAN, SULMOHET AMBASADA BRITANIKE
Qindra protestues kanë sulmuar sot ambasadën britanike në Teheran. Incidenti ndodh ndërsa tensioni mes Londrës dhe Teheranit u përshkallëzua pas vendimit të Parlamentit Iranian për të përzënë ambasadorin britanik pas mbështetjes së Britanisë së Madhe për sanksione kundër Republikës Islamike.

Siç raporton Reuters, protestuesit hynë në selinë e ambasadës dhe dogjën flamurin britanik, duke ngritur në vend të tij flamurin Iranian. Kanë qënë qindra studentë pro qeveritarë të cilët mësynë brënda amabsadës pasi qëlluan ndërtesën me gurë dhe bomba molotov. 

Sulmi ndodhi në përfundim të një proteste të organizuar nga studentët përpara selisë diplomatike për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave të Londrës kundrejt Republikës Islamike. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.