Ligji antiduhan, gjobiten 140 subjekte në Tiranë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/8634_f3_3.jpg?itok=5PuM9Iwo)
TIRANE- Subjektet private apo shtetërore që tolerojnë konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura do të përbalen me gjoba të larta, por edhe me pezullim të aktivitetit, nëse fenomeni përsëritet. Apeli vjen kësaj radhe nga kreu i Task Forcës Antiduhan, Roland Shuperka, i cili informon se vetëm gjatë nëntorit në Tiranë janë gjobitur 140 subjekte.
“Po paguhen gjobat e para vullnetarisht, këto gjoba janë taksative. Në momentin që kjo gjobë vendoset merr formën e prerë dhe nëqoftëse subjekti nuk e paguan brenda 10 ditëve me vlerën 50 mijë lekë të reja, do të detyrohet që cdo ditë të paguajë kamatë vonesë 2% që në fund të muajit shkon në vlerën 80 mijë lekë”, tha Shuperka.
Ndryshimet në ligj parashikojnë që gjoba e vënë nga Task Forca Antiduhan, përbën titull ekzekutiv dhe si e tillë në rast mospagimi nga subjektet, vjelja e gjobës bëhet nga gjykatat nëpërmjet Përmbarimit.
Ballkanweb.com
Add new comment