Rama: PS, jo filogreke, detin Greqisë ia fali qeveria!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2987_1_1520.jpg?itok=Iq_pmFXl)
TIRANË- Kryetari socialist, Edi Rama ka hedhur poshtë dje, akuzat ndaj Partisë Socialiste si një “parti filogreke”. Gjatë një interviste për gazetën “Zëri” të Kosovës, Rama është shprehur se: “Ka një shembull konkret edhe për këtë që është shembulli i sjelljes diametralisht të kundërt të atyre që i bien gjoksit si shqiptarë të mëdhenj që janë në qeveri dhe që me një firmë i falën Greqisë 300 m katrorë det Shqipërie, dhe tonën që e ngritëm këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkuam anulimin e kësaj marrëveshjeje si një marrëveshje kundër interesave kombëtare”.
Ai ka pohuar se UÇK-ja “u mbështet nga qeveria socialiste e Fatos Nanos e më pas edhe të Pandeli Majkos, pastaj me radhë në procesin e transformim tërësor që solli lufta çlirimtare nga qeveritë socialiste dhe u godit si lëvizje marksiste, u godit si lëvizje kontrabandistësh apo si bandë e armatosur nga shtypi i
Partisë Demokratike”.
Ballkanweb.com
Add new comment