Arkiv-Lajme të përditësuara

Notë proteste e Pakistanit për vrasjen e 24 ushtarëve nga NATO

Postuar në 26 Nëntor, 2011 11:51

Pakistani i ka dorëzuar NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara një notë të fortë proteste për sulmin aksidental të helikopterëve të Aleancës që la mbi 20 ushtarë pakistanezë të vrarë në kufirin me Afganistanin.

Në të njëjtën kohë, si formë reagimi, Islamabadi ka pezulluar edhe kalimin e autokolonave që furnizojnë misionin e NATO-s në Afganistan, ISAF me karburante, armatime e mjete të tjera të nevojshme, nëpërmjet territorit pakistanez.  

“Statusi i Misionit Global”: Të krishterët, shtohen me 64 mijë besimtarë çdo ditë

Postuar në 26 Nëntor, 2011 11:28

Çdo ditë, janë 34 mijë vetë në mbarë botën, të cilët  hyjnë në familjen e Kishës Katolike. Kjo statistikë është dhënë nga raporti vjetor “Statusi i Misionit Global”, realizuar për vitin 2011.

Sipas tij, sot në botë numërohen rreth 1 miliard e 160 milionë katolikë.

E megjithëkëtë, sipas këtij studimi, ka ende 2 miliard njerëz, mes rreth 7 miliard banorëve të globit, që nuk e kanë dëgjuar kurrë Ungjillin.

Ndërsa për 2 miliard e 680 milionë të tjerë, thuhet se e dëgjojnë herë pas here dhe e njohin në mënyrë të vagëlluar, edhe pse nuk janë të krishterë.

Bankat përgatiten për falimentin e Euros

Postuar në 26 Nëntor, 2011 11:22

Bankat po përgatiten për skenarin më të keq: shpërbërjen e Eurozonës. Kështu shkruan gazeta amerikane New York Times. 

Sipas NYT, pjesa më e madhe e bankave kanë gati planin që parashikon skenarin më të keq, atë të shpërbërjes së Eurozonës dhe “zhdukjes” së monedhës së përbashkët. 

Kriza e borxhit sovran të Gjermanisë, shkruan New York Times, ka trembur investitorët e fuqishëm dhe tregjet ndërkombëtare mbi qendrueshmërin financiare e ekonomike të vendit nga i cili të gjithë pop resin të shpëtojë monedhën e përbashkët.

Zgjedhjet në Kroaci, sondazhi: Opozita kryeson bindshëm

Postuar në 26 Nëntor, 2011 10:19

ZAGREB- Një koalicion i qendrës së majtë i përbërë nga parti të opozitës kryeson bindshëm Bashkimin Demokratik Kroat (HDZ), në pushtet që prej 2003 në Kroaci, sipas dy sondazheve të botuara të shtunën, një javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve legjislative. 

Në 2013 ujë 24 orë, Dollapi; Të rritet çmimi i ujit të pijshëm

Postuar në 26 Nëntor, 2011 08:59

Shoqëria e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve  ka aplikuar për rritjen e çmimit të ujit tw pijshëm në Entin Rregullator tw Ujit.

Në një konferencë shtypi, drejtori Sahit Dollapi e argumemtoi si të nevojshëm rritjen e çmimit, në vizionin e projekteve që kjo ndërmarje ka për të ardhmen.

“Në 2013, qytetarët e Tiranës, do mund të heqin depozitat në shtëpitë e tyre, pasi UKT, do mundësojë furnizmin me ujë 24 orë”, tha Dollapi.

Migjeni, kur shkruante tekste plot erotikë incestuale...

Postuar në 26 Nëntor, 2011 08:27

TIRANE-Dashuria, përvëlimi, afshi, sevdaja, ashikëria, meraku..., kjo ndjenjë sublime dhe jo lehtësisht (as përfundimisht) e shpjeguesnme në marrëdhëniet mes burrit e gruas, apo mashkullit dhe femrës, ka lindur me jetën e njeriut dhe e ka shoqëruar e vazhdon ta shoqërojë atë pazgjidhshmërisht, sado modele e raporte të reja ndërgjinore kanë sjellë kohërat.

Sonda Curiosity pritet të nisë sot udhëtimin për në Mars

Postuar në 26 Nëntor, 2011 08:07

 

Agjencia amerikane e hapësirës po përgatitet të lëshojë sondën më të re në palnetin Mars sot, në një mision dy vjetor për të gjetur vendet se ku mund të ketë patur jetë në planetin e kuq.

Laboratori Shkencor Marsian i NASA-s, me një kosto prej 2.5 miliardë dollarësh,  me emrin Curiosity, është planifikuar të lëshohet nga Kejp Kanaverëll i Floridës nga një raketë robotike. Me madhësinë e një automobili, sonda ka 17 kamera, një krah robotik, një lazer dhe një instrument çpimi për të depërtuar në formacionet shkëmbore të planetit.

Sa është i pranishëm vehabizmi në Kosovë?

Postuar në 26 Nëntor, 2011 05:30

Vehabizmi është një lëvizje fetare, ose degë e Islamit, e zhvilluar në shekullin e 18-të në Arabinë Saudite nga teologu mysliman, Muhamed in Abd al-Vahab. Njihet si një formë më e rreptë e Islamit që insiston në interpretimin fjalë për fjalë të Kuranit.

Kritikët thonë se kjo ngurtësi e vehabistëve ka çuar në keqinterpretimin dhe shtrembërimin e Islamit, duke drejtuar gishtin kah ekstremistët si Osama bin Laden dhe talibanët.

Italia në recesion, krizë në Belgjikë e Hungari

Postuar në 26 Nëntor, 2011 05:23

Italia është tashmë në recesion. Ky është vlerësimi i agjensisë së klasifikimit, “Fitcch”  e çila zhvlerësoi tetë banka të vendit. Më 7 tetor “Fitcch”, uli klasifikimin e Italisë në A+, me një parashikim negativ. 

Agjensia e klasifikimit, “Standart and Poor’s” zhvlerësoi ekonominë e Belgjikës. Kjo renditje nga AA+ në dy A (AA) tregon dhe njëherë se kriza e eurozonës po shtrin kufijtë e saj, ndërsa nga ana tjetër, mbeten shqetësimet për borxhin e Italisë. 

Ilir Meta refuzohet nga socialistët evropianë në Bruksel. Shmanget nga delegacioni

Postuar në 26 Nëntor, 2011 05:02

 

Niset për në Bruksel dhe qëndron në Itali me Nard Kokën

 

Kryetari i LSI, Ilir Meta është izoluar nga socialistët evropianë, të cilët kanë kërkuar shmangien e tij në delegacionin e LSI që mori pjesë në takim së bashku me socialistët shqiptarë. Ndërsa Partia Socialiste përfaqësohej nga Edi Rama , LSI përfaqësohej nga Edmond Haxhinasto. Edhe pse Meta u nis për në Bruksel, burime nga LSI bëjnë të ditur se ai u ndal në Itali, nën shoqërinë e një prej biznesmenëve problematik të Durrësit, Leonard Koka, me të cilin janë parë bashkë në stadium.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara