Arkiv-Lajme të përditësuara
NATO nuk mund të tolerojë dhunë në Kosovë
NATO-ja duhet të tregojë një prezencë më të fuqishme në Kosovë, ndërkohë që në Afganistan do të ndihmojë në stabilizimin e gjendjes. Ministrat e Jashtëm në Bruksel biseduan edhe për raportet me Rusinë.
Më së shumti vëmendje në këtë takim i është kushtuar gjendjes në Kosovë dhe KFOR-it. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dënoi sërish sulmet e serbëve ndaj trupave ndërkombëtare në veri të Kosovës, ku u plagosën edhe ushtarë gjermanë dhe austriakë.
Pretendentët republikanë për President zotohen se do të mbështesin Izraelin
Kandidatët republikanë për president këtu në Shtetet e Bashkuara kritikuan me radhë dje në Uashigton politikat e Presidentit Barak Obama ndaj Izraelit dhe Iranit.
Pretendentët republikanë për Shtëpinë e Bardhë diskutuan çështje të politikës së jashtëme në përgjithësi dhe veçanërisht marrëdhëniet me Izraelin, kur folën dje në Koalicionin Republikan Hebraik.
Të gjashtë kandidatët që folën kritikuan administratën Obama se ka qënë në mënyrë të panevojshme e ashpër me Izraelin dhe nuk ka qënë e ashpër sa duhet me Iranin dhe ambicjet e tij bërthamore.
Clinton: Kosova nuk mund të mbetet e izoluar
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, është takuar në Bruksel me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka marrë mbështetjen e palëkundur të sekretares amerikane për Kosovën në të gjitha sferat, transmeton njoftimin Telegrafi.
Në takimin ndërmjet Thaçit dhe sekretares amerikane, Clinton, që thuhet se ishte i paplanifikuar më parë në kuadër të vizitës së kryeministrit Thaçi në Bruksel, është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
“Merkozy”, plani i taksave
“Merkozy”, takimi i Parisit mes presidentit francez dhe kancelares gjermane duket se arriti tek detajet.
Përmes një letre, drejtuar Presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuj, ata u kërkojnë vendeve të eurozonës që të kenë taksa të njohura mbi koorporatat dhe transaksionet financiare. Harmonizimi i taksave te BE-së është një cështje shumë e debatueshme.
Britania e Madhe, për vite me rradhë i ka rezistuar këtij koncepti në bllokun me 27 anëtarë.
Tiranë, atentat zyrtarit të policisë
Një shpërthim me lëndë eksplozivi është regjistruar në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të së enjtes në banesën e familjes Muca, në lagjen pranë parkut të autobusëve, në rrugën “Frosina Plaku”.
Mësohet se në momentin e shpërthimit Dorian Muca ndodhej me familjarët e tij në katin e 5-të të banesës së tyre dhe fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Presidenti i BE-së kundërshton Merkelin dhe Sarkozyn
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy e ka kundërshtuar planin franko-gjerman për të ndryshuar traktatet e BE-së.
Van Rompuy është i mendimit se shtrëngimi i rregullave për të përballuar krizën e borxheve në eurozonë mund të arrihet pa ndryshuar traktatet evropiane.
Në një raport me të cilin mendohet se do ta hapë samitin e së enjtes, ai pritet të kërkojë së pari “kompaktësi fiskale”, që nuk kërkon ratifikim të gjerë nga parlamentet ose me anë të referendumeve.
CEZ, borxhi 500 mln dollarë
Tregu i energjisë elektrike është zhytur në një kaos të thellë financiar ku malet e borxheve të krijuara mes kompanive po arrijnë shifra marramendëse.
Top Channel ka mësuar se borxhi i keq vetëm për kompaninë CEZ ka arritur në fund të tetorit 50 miliardë lekë, ose 500 milionë dollarë vetëm si detyrim, pa përfshirë kamatvonesat.
Kjo shifër është e barabartë me 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, dhe nëse do të përfshihen edhe kamatvonesat për mospagimin e detyrimeve në kohë, ajo rritet edhe më shumë.
Rusi, policia arreston demonstruesit që kërkojnë dorëheqjen e Putin
MOSKË- Pas zgjedhjeve parlamentare në Rusi, policia ka vazhduar edhe më tej të përdorë të gjitha mjetet kundër demonstruesve që kritikojnë procesin e votimit dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Vladimir Putin.
Në metropolin e Moskës dhe Shën Peterburg, sipas të dhënave të agjencive, më shumë se 500 njerëz janë arrestuar, ndër ta edhe kritikë të qeverisë dhe ish-zëvendës kryeministri i më hershëm Boris Nemzov si edhe aktivisti i njohur për të drejtat e njeriut Oleg Orlov nga organizata Memorial.
Energjia, cmimi nuk rritet
Enti Rregullator celi mbledhjen ku do të vendosë për tarifat e reja të energjisë për vitin 2012.
"Do të kalohen disa pika. Do të fillohet me planin e investimeve të KESH-it, OST-së dhe CEZ-it, pastaj do diskutohet llogaritja e tarifave të prodhimit, shërbimit, furnizimit me shumicë, transmetimit, shpërndarjes, furnizimit me pakicë dhe cmimit të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë për tremujorin e tretë", thotë Sokol Ramadani, kryetar i ERE-s.
Shifrat e frikshme të KLSH: ARMO i ka borxh Albpetrolit 39 milion USD
Kur qeveria shpalli privatizimin e ARMO-s këtu e katër vite më parë, ‘amerikanët’ që e morën premtuan se do investonin në vitet e para 250 milion dollarë. Në fakt ‘amerikani’ që privatizoi kompaninë kishte qenë veçse një shqiptar. Tani, në një raport të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, jepen shifra të frikshme për borxhin që ARMO i ka kompanisë Albpetrol. Bëhet fjalë për 35 milion dollarë naftë, gaz dhe hollues, që janë marrë pa kryer pagesat. Duke shtuar interesat, shuma shkon në 39 milion dollarë.