Energjia, cmimi nuk rritet

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 13:04

Enti Rregullator celi mbledhjen ku do të vendosë për tarifat e reja të energjisë për vitin 2012. 

"Do të kalohen disa pika. Do të fillohet me planin e investimeve të KESH-it, OST-së dhe CEZ-it, pastaj do diskutohet llogaritja e tarifave të prodhimit, shërbimit, furnizimit me shumicë, transmetimit, shpërndarjes, furnizimit me pakicë dhe cmimit të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë për tremujorin e tretë", thotë Sokol Ramadani, kryetar i ERE-s.

Mbledhja maratonë pritet të zgjasë disa orë dhe më pas do të shpallen tarifat e reja. Por Top Channel ka mësuar paraprakisht se cmimi i
energjise, te cilet paguajne qytetaret do te mbetet i  pandryshuar, por do të ketë lëvizje brenda pjesëve të cmimit që marrin tre kompanitë e tregut të energjisë elektrike. 

Burime konfidenciale i thanë Top Channel se cmimi me të cilin KESH i shet aktualisht CEZ do të dyfishohet dhe nga 1.48 lekë shkon në rreth 2.9 deri në tre lekë. Enti thotë se në vendimin e tij ka marrë parasysh të gjitha shpenzimet e kompanive përkatëse dhe tarifat e reja të miratuara u mundësojnë atyre të mbulojnë këto shpenzime. KESH kishte kërkuar nga ERE një rritje cmimi me 3.4 herë në kërkesën e saj fillestare, ndërsa CEZ  nga ana e tij propozi dy variante ku njëri e rriste cmimin me 4.6 për qind, ndërsa tjetri e linte atë të pandryshuar me kusht që qeveria të shlyente detyrimet që ajo ka ndaj CEZ. 

Ne fakt rritja e cmimit për KESH-in këtë herë duket si një dëmshpërblim për vendimin e vitit të kaluar, kur Enti Rregullator uli cmimin, me të cilin kjo kompani i shiste energjinë CEZ-it. Ky vendim, që nuk u pa me sy të mirë nga qeveria, u pasua në atë kohë menjëherë me largimin nga detyra të ish-kryetarit të Entit, Bujar Nepravishtës.  

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.