Presidenti i BE-së kundërshton Merkelin dhe Sarkozyn
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/9968_3_126.jpg?itok=RCA6TdLz)
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy e ka kundërshtuar planin franko-gjerman për të ndryshuar traktatet e BE-së.
Van Rompuy është i mendimit se shtrëngimi i rregullave për të përballuar krizën e borxheve në eurozonë mund të arrihet pa ndryshuar traktatet evropiane.
Në një raport me të cilin mendohet se do ta hapë samitin e së enjtes, ai pritet të kërkojë së pari “kompaktësi fiskale”, që nuk kërkon ratifikim të gjerë nga parlamentet ose me anë të referendumeve.
Nga ana tjetër, Gjermania dhe Franca po shtyjnë përpara idenë e krijimit të traktateve të reja deri në muajin mars, duke argumentuar se në eurozonë dhe në BE duhet të vendosen rregulla më rigoroze.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë mbështetur planet franko-gjermane. Por, sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner ka thënë se Rezerva Federale Amerikane nuk kishte në plan të ndihmonte FMN-në për t’iu dhënë borxhe shteteve evropiane.
Koha.net
Add new comment