Merkel si Sarkozy: Të ribëjmë Europën

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:35

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, mbajti një fjalim kyç mbi krizën e Eurozonës dhe bashkëpunimin e saj me Francën për gjetjen e një zgjidhjeje, ndërsa theksoi për domosdoshmërinë e arritjes së një “bashkimi fiskal”. 

Duke folur të premten përpara Bundestagut gjerman, Merkel mbështeti fjalimin e Presidentit Sarkozy, duke argumentuar se ndryshime në traktin themeltar të Bashkimit Europian janë bërë të domosdoshme dhe se rregulla më të ashpra financiare duhet të imponohen.

”Kemi nevojë për një disiplinë buxhetore dhe një manaxhim efektiv të krizës. Për këtë arsye, do të kemi nevojë të ndryshojmë dhe të krijojmë traktate të reja. Procesi do të jetë i gjatë dhe mund të dojë disa vite 

 

për t’u realizuar. Është e domosdoshme të ballafaqohemi me ata që dyshojnë tek qëndrueshmëria e euros dhe spekulojnë për ndarjen e tij me një solidaritet të plotë”, deklaroi Merkel.

Fjalimi vjen vetëm një ditë pasi Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, theksoi se “Europa duhet të ribëhet” dhe se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë të dy superfuqive më të mëdha ekonomike të kontinentit. Sipas Sarkozy, ndryshimet në traktatin themeltar të BE-së janë të detyrueshme, për të garantuar “Europën e së ardhmes”.

Liderat e Bashkimit Europian janë nën presion të madh nga komuniteti ndërkombëtar për të bërë diçka më shumë për zgjidhjen e krizës, për shkak të tensionit të madh të krijuar në tregje rreth mundësisë së heqjes së monedhës së përbashkët euro nga qarkullimi.

“Fatkeqësisht, përgjigja jonë nuk ka qenë aq e shpejtë sa duhet dhe tashmë është bërë urgjente që Europa të rithemelohet. Bota nuk ka ndërmend të presë pafundësisht Europën”, theksoi Sarkozy, në fjalimin e mbajtur në qytetin port të Tulonit.

Sipas tij, Franca dhe Gjermania kanë rënë tashmë dakord mbi domosdoshmërinë e ndryshimeve thelbësore, në atë që do të jetë një “proces i gjatë dhe i vështirë”, edhe sipas presidentit francez.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.