Kalimash, tragjedia e radhës në miniera, vdes minatori 46-vjecar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/8991_1_1486.jpg?itok=ftdHdsQq)
KALIMASH- Tragjedi e rradhës në minierat e veriut të Shqipërisë. Një minator ka humbur jetën mesditën e sotme.
Viktima është Minatori Xhevdet Batushi 46-vjec. Ngjarja e rëndë ndodhi në minierën e Kalimashit, ku i ndjeri po përpiqej të nxirrte krom.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se minatori 46-vjecar ishte duke nxjerrë krom, ndërkohë që shkëputja e një masivi kromi i ka rënë në kokë duke i shkatuar vdekjen e menjëhershme.
Policia ka nisur hetimet, ndërkohë minatorët janë tronditur sërish nga fatkeqësia e radhës që po i merr jetën shokëve të tyre në shpresën për një jetë më të mirë.
Ballkanweb.com
Add new comment