Të drejtat, Preshevë e Bujanovci nesër protesta

Postuar në 27 Nëntor, 2011 05:54

 

Në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit kanë vendosur të mbajnë një protestë mbarëpopullore kundër diskriminimit të vazhdueshëm të Beogradit zyrtar, veçanërisht arsimi dhe përdorimin legal të simbolit kombëtar.

Me vendimin e Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës, gjatë muajit shtator janë mbajtur dy protesta njëra në Bujanovc e tjetra në Preshevë. Por, gjithashtu ky Kuvend pati marrë vendim që me 28 Nëntor, pikërisht në ditën e flamurit të mbahet një protestë mbarëpopullore e shqiptarëve të Luginës, e cila do të mbahet të hënën si në Bujanovc (në orën 12:00) ashtu edhe në Preshevë (në orën 13:00).

Organizatori i protestave kundër diskriminimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, duke folur për rëndësinë e mbajtjes së kësaj proteste, shpjegoi se “do të shprehim gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë për kërkesat tona legjitime, përkatësisht të drejtën e përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar, gjithashtu do të shprehim edhe shqetësimet tona se i njëjti flamur ka qenë i lejuar që të përdoret para tri dekadash.

Sipas Mustafës, mesazhi i protestës është shumë i qartë – liri, barazi, drejtësi dhe asnjë nga politikanët shqiptarë nuk do të kenë kompromis mbi këto vlera”.

Edhe përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Luginës kanë vlerësuar të shtunën, se protesta është një vendim i marrë nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës dhe se janë zotuar se do të respektojnë atë vendim, duke apeluar njëzëri njëkohësisht që popullata shqiptare të dalë sa më masive në këtë protestë ku do të kërkohet liri dhe barazi e përdorimit të simboleve kombëtare.

Sipas tyre këtë protestë do ta mbajnë për qëllim të mirë, ku do të bëhet një presion jo vetëm ndaj qeverisë së Serbisë, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ngase sipas tyre, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se atë që po e kërkojnë serbët në Kosovë.

 

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.