2200 OBJEKTE TË VJEDHURA NGA TRASHËGIMIA SHQIPTARE

Postuar në 25 Nëntor, 2011 14:36

 

“Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore në Europën Juglindore”, ishte tema e konferencës ndërkombëtare mbajtur në takimin e organizuar nga Zyra e UNESCO-s në Venecia dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë me mbështetjen e fondit “Një OKB në Shqipëri”, ku u tha se janë rreth 2200 objekte të humbura që pas vitit 1990.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Interpolin po punojnë për rikthimin e këtyre objekteve dhe ka sinjale pozitive për disa prej tyre për të cilat do përgatiten procedurat e nevojshme për kthimin në vendin e tyre të origjinës. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi gjatë fjalës së tij u shpreh se “grabitja e pasurive tona kulturore është cenim i identitetit kombëtar”. Sipas tij, trafikimi i paligjshëm, prek të gjithë gamën e gjerë të trashëgimisë materiale, për pasojë mbetet detyrë primare, përkushtimi, nxitja dhe angazhimi në funksion të organizimit të takimeve të këtij niveli.

Në kuadrin e veprimtarive të UNESCO-s për forcimin e mbrojtjes së objekteve kulturore dhe luftës kundër trafikimit të tyre të paligjshëm, Zyra e UNESCO-s në Venecia finalizoi në maj 2011 një video prej 15 minutash, me mbështetjen e Komisioneve Kombëtare dhe Ministrive të Kulturës, për sensibilizimin në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të mallrave kulturore, kushtuar në mënyrë specifike për rajonin e Europës juglindore.

Gazeta Express 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.