Berisha: Ju vuani nga Sindromi i Tunelit. Shqipërinë do e bëj nuse, monumentin do e ndërtoj për 100 vjetor
Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim të gjatë në parlament për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ai tha se ky buxhet është sa tre herë buxhetet e Partisë Socialiste. Berisha tha se do donte që buxheti të ishte më i madh, por sërish ai është më i miri në histori. Kryeministri tha se ky buxhet garanton stabilitetin makroekonomik. Berisha tha se opozitën e ka zënë Sindromi i Tunelit. Edhe pse kompania që po bën Tunelin e Krrabës i kërkoi paratë Berishës, sërish kryeministri u shpreh: “Ju nuk e votuat ne Komision këtë buxhet. Unë uroj që ju të çliroheni këtë vit, se vjet ju zuri sindroma e tmerrshme e tunelit, me Tunelin e Krrabës. Këtë vit u shfaq sindroma e tunelit të Qafe Murrizit. Vjet qëndruam deri ne orën 5:00 në këtë parlament. U mundova t’ju shëroja, absolutisht. Unë e lexoj në fytyrat tuaja se dhe këtë vit ju nuk doni ta votoni”.
Berisha tha se ky është buxheti i familjeve shqiptare. Kryeministri i ka kujtuar opozitës se është buxheti i 100 vjetorit të pavarësisë. Sërish kryeministri ka deklaruar se do ndërtojë një monument të ri për pavarësinë. Berisha foli edhe për Shqipërinë Dixhitale, arrorët e shegët. Megjithatë nuk ra në sy që ai të flasë për dy projektet e mëdha të 100 vjetorit të Pavarësisë: parlamentin dhe stadiumin e ri.
TEMA
Add new comment