Bashkia: Në 30 vite, Tirana do të ketë 5 unaza

Postuar në 25 Nëntor, 2011 15:05

 

TIRANE- Në 30 vitet e ardhshme Tirana parashikohet të ketë 5 unaza, 2 prej të cilave do të jenë tërësisht të reja. Kjo është konfirmuar në mbledhjen e Grupit Strategjik për Hartimin e Planit Urbanistik të Tiranës.

Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha njëkohësisht do të eksplorohet deri në fund edhe sistemi hierarkik i rrugëve sipas drejtimeve të horizontit , në veçanti aksi very-jug por edhe lindje perëndim, si dhe do të integrohen në këto zgjidhje, në bazë të projektimit të popullatës me skenarin optimal edhe zgjidhjet e tjera me një dy dhe tre nivele, parkimet nëntokësore dhe mbitokësore.

Krijimi i zonave të gjelbra ishte një tjetër temë diskutimi nga Grupi Strategjik, ku pritet të shtohen zonat e gjelbra, që nga parqet apo edhe ndërhyrjet në çdo lagje të kryeqytetit.

Gjithçka pritet të bëhet në mirëkuptim me përfaqësuesit e komunave përrreth Tiranës, për të bërë që studimi dhe Plani Rregullues të shtrihen përtej kufinjve administrativë të kryeqytetit.

Basha u shpreh se së shpejti do të nisin edhe konsultimet me publikun.

“Shumë shpejt këtij grupi do i paraqitet kalendari i konsultimeve publike, i cili do të jetë gjithpërfshirës dhe do të shtrihet në çdo cep të qytetit të Tiranës, por edhe do të përfshijë çdo grup interesi të qytetit të Tiranës. Në këtë kuadër do të ecet edhe me vlerësimin strategjik mjedisor, i cili para se të kalojë fazën përfundimtare të vendimarrjes do të marrë miratimin e të gjithë shtresave që përfaqësojnë qytetin tone”, u shpreh Kryetari i Bashkisë, Basha.

 

Panorama 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.