Gjirokastër, grabiten 27 ikona të Ikonostasit, identifikohet autori
GJIROKASTER-Plot 27 ikona të Ikonostasit janë vjedhur në kishën e Shën Thanasit në fshatin Bularat të Gjirokastrës ndërsa policia ka identifikuar autorin e grabitjes.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se kisha është vjedhur gjatë natës, pasi ishin prerë dritat dhe më pas nëpërmjet dritares është hyrë në brendësi të kishës.
Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Specialistëve të Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, dyshohet se autor i grabitjes eshte shtetasi Niko Cokaj nga Skrapari. Ky shtetas para një muaji është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e Prokurorisë së Gjirokastës, pasi ka dhunuar dhe prishur varret e “Rilindasëve”, si dhe para një muaji është kapur nga banorët e fshatit Bularat brenda varrezave ku përpiqej të vidhte pjesë bronxi dhe bakri të varreve.
Si pas policise në grabitjen e djeshme janë te implikuar dhe dy shtetas të tjerë nga qyteti i Libohobës.
Kisha e Shën Tahanasit është vjedhur disa herë gjatë tre viteve të fundit.
Ballkanweb.com
Add new comment