Luan Rama: Meta po lufton për drejtësinë, ajo po triumfon. Do padisim Dritan Priftin
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3342_1_1327.jpg?itok=-UmVdP3f)
Një ditë pas dëshmisë së Dritan Priftit në Gjykatën e Lartë, ku ripërsëriti akuzat që tashmë janë parë nga të gjithë për Ilir Metën, ka reaguar LSI.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, ka thënë se të gjitha akuzat e Priftit kanë qenë shpifje dhe pa themel. Sipas Ramës, ndaj Metës është bërë një gjyq politik.
Gjatë konferencës për shtyp, ai ka thënë se Ilir Meta është duke luftuar për vendosjen e drejtësisë në këtë vend. Rama u shpreh se drejtësia po triumfon, pasi sipas tij, akuzat ndaj Metës janë të pabaza.
Ndërkohë, Rama pohoi se Ilir Meta do të ngrejë një padi penale për Dritan Priftin, për të bërë atë që ai e quajti transparencë.
Tema
Comments
po ti o lumemadh pse behesh
<p> po ti o lumemadh pse behesh lecke per te fshire b.then e Metes</p>
Çfare e kujtojnë popullin
<p>Çfare e kujtojnë popullin këta tipa??</p>
Add new comment