Mjekët: Gjendja e Leka Zogut, më e mirë

Postuar në 17 Nëntor, 2011 05:39

Mjeku neurolog Mentor Petrela bën të ditur se gjendja shëndetësore e pretendentit të Fronit Mbretëror, Leka Zogu i Parë është më e mirë se një ditë më parë, ndërsa pacienti ndodhet i shtruar në reanimacion në spitalin numër 5 në kryeqytet.
Mjekët tregojnë se ai është shtruar në spital natën e të martës pasi kishte kaluar fibrilacion atrial.Sipas tyre, Pretendenti është vizituar nga shumë personalitete, ndërsa paradite ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili për mediat shprehu optimizmin se gjendja shendëtësore e Lega Zogut të Parë është më e mirë.
Kreu i vendit Bamir Topi vizitoi në mesditë Leka Zogun, ndërsa për mediat u shpreh se gjendja e pacientit ishte më e mirë dhe se gjatë komunikimit e kishte uruar për shërim të shpejtë.
Sipas bluzave të bardha, pretendeti i Fronit Mbretëror është i vetëdijshëm. “Familja Mbretërore Shqiptare, lajmëron se Lartmadhëria e tij Mbreti Leka i Parë, është shtruar dje në datën 15 nëntor 2011, në orën 17:00, në QSUT “Nënë Tereza”, në pavionin e reanimacionit neuro-kirurgjik. Sipas drejtorit të shërbimit z. Mentor Petrela, Lartmadhëria e tij po mjekohet për vuajtje multi-sistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe mushkrive. Gjendja e mbretit është relativisht e rëndë, por nën kontroll dhe po merr terapinë e nevojshme”, tha përfaqësuesi i Familjes Mbretërore. Lega Zogu i Parë qëndron nën monitorimin e mjekëve, ndërsa po diskutohet mundësia e transportimit të tij jashtë Shqipërisë.
Leka Zogu i parë prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarjes dhe nga anoreksia e theksuar. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa përfaqesimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bëre i biri, Princi Leka.

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.