Një skandal që mund të shkaktojë valë të mëdha në Greqi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/6974_1_1204.jpg?itok=gH2A-zHH)
Mediat gjermane mendojnë se një lajm i tillë do shkaktojë një tërmet. Në fakt ato vazhdojnë të bëjnë llogari me falimentimin e Greqisë. Ndërkohë, “Sueddeutscher Zeitung”, shkruan se një bankë private në Greqi merr miliona euro ndihmë nga BE, ndërkohë që paratë e veta i ka transferuar jashtë.
Sipas gazetës, banka private Proton, pak përpara se të merrte paratë e taksapaguesve europianë, ka transferuar jashtë vendit 700 milion euro. Skandali po hetohet nga Banka Qendrore e Greqisë e nuk mbyllet me kaq. Përpara pak ditësh, një shpërthim tronditi Athinën. Dinamiti ishte vendosur në një bllok banesash, ku banonte një nga nëpunësit kryesorë të Bankës Qendrore, që po heton për skandalin e bankës Proton. Policia mendon se ky ishte një paralajmërim për të mos hetuar më tej rastin.
Banka Proton, e cila nuk kishte pse falimentonte, siç raporton e përditshmja gjermane, në fakt ka marrë dy herë fonde shpëtimi, njëherë nga shteti grek 120 milion euro dhe më pas nga fondi i shpëtimit i vendeve të BE, plot 900 milion euro.
Tema.al
Add new comment