Rama përshëndet tryezën e partive të vogla

Postuar në 21 Nëntor, 2011 09:58

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama menjëherë pas mbylljes së takimit mes partive të vogla për reformën zgjedhore e përshëndeti takimin, nëpërmjet një postimi të shkurtër në Twitter.

“E përshëndes takimin e partive të vogla dhe përsëris angazhimin e PS për një reformë gjithëpërfshirëse.”- shkruan Rama në Twitter.

Më herët gjatë ditës, krerët e partive të vogla ishin së bashku në një tryezë për të diskutuar reformën zgjedhore dhe qëndrimin që do të mbajnë ata.

Duke theksuar se sistemi aktual zgjedhor cenon hapur barazinë e votës, partitë e vogla kërkuan nga dy të mëdhatë barazi ligjore mes subjekteve, rregullim të sistemit zgjedhor aktual që garanton barazinë e votës ne përputhje me kushtetutën dhe standardet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.