Gërdeci, avokati i Luan Hoxhës: Nuk ka shkelur asnjë ligj

Postuar në 25 Nëntor, 2011 08:13

TIRANE - Procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit ka vijuar me konkluzionet përfundimtare të palës mbrojtëse.

Avokati i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, Ibrahim Lahi kërkoi pafajësi për të pandehurin, pasi prokuroria nuk ka përcaktuar në pretencë cilat dispozita ka shkelur klienti i tij. 

Sipas mbrojtjes, Luan Hoxha nuk ka kryer asnjë veprim që bie në kundërshtim me detyrën e tij për dosjen “Gërdeci”. 
Avokati Lahi u shpreh para trupës gjyqësore se ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk ka shkelur asnjë ligj apo detyrë funksionale, qe e bëjnë atë përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. 

Në argumentet prej 13 faqesh të avokatit mbrojtës, thuhet se ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka zbatuar vetëm detyrën lidhur me transportin e municioneve. 

Prokuroria kërkoi 8 vjet burg për ish-shefin e Shtabit, Luan Hoxha, i pandehur në proces për shpërdorim detyre. 

 

Ballkanweb

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.