Bypassi Fier e Vlorë, Financat marrëveshje me BERZH
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/5550_1_1391.jpg?itok=mLFyqYSO)
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Bypassit të Fierit dhe të Vlorës që do lehtësojë qarkullimin në këto zona. Marrëveshja është nënshkruar sot mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ministri Ridvan Bode, duke bërë të ditur lajmin ka sqaruar se fondi që BERZH do të japë për ndërtimin e bypass-it të këtyre dy qyteteve është 125 milionë euro.
Sipas Bodes, Bypass-i i Fierit do të kushtojë 70 milionë euro dhe do të lidhë autostradën ekzistuese Fier-Vlorë me boshtin e jugut.
Ndërkohë që kreditë për ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe të Vlorës, sipas ministrit do të shlyhen për një afat kohor prej 15 vjetësh dhe nuk rëndojnë koston e borxhit të vendit.
Panorama
Add new comment