Problemet mendore, 25% e shqiptarëve me depresion
TIRANE - Problemet ekonomike dhe papunësia po ndikojnë negativisht mbi shëndetin mendor të shqiptarëve, duke bërë që rreth 750 mijë shqiptarë, apo 25% e popullsisë së vendit të vuajnë nga problemet mendore. Një shifër alarmante kjo që tregon nivelin e lartë të depresivëve dhe skizofrenve në një vend si i joni ende në tranzicion.
Të dhënat shqetësuese janë nga rezultati i një projekti, i nisur 11 vjet më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, e cila sipas ekspertëve nuk ka funksionuar si reformë. Sipas studimit të mbështetur nga OBSH-ja, shkaku kryesor për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor, në 66% të rasteve është varfëria dhe papunësia.
Anastas Ruli, ekspert i shëndetit mendor thotë se sëmundje të tilla janë vështirë për tu zbuluar dhe ata që janë diganostikuar si të tillë vuajnë në psikiatri nga mungesa e barnave të rimbursueshme dhe shtretërit e pakët dhe të vjetruar. Edhe reforma që këta të sëmurë të trajtohen edhe në qendra komunitare nuk ka funksionuar. Por për autoritetet e shëndetit mendor ndeshet një tjetër shqetësim.
Ata thonë se ka vetëm të dhëna fiktive se sa pacientë dalin nga spitali psikiatrik, sepse një pjesë e madhe e tyre hynë në këtë vend vetëm për të marrë kemp.
Ballkanweb.com
Add new comment