Buxheti i 2012, LSI: Nuk është më i miri, por më ambiciozi
TIRANË- Në vlerësimin e LSI-së buxhet i vitit 2012 nuk është më i miri i mundshëm, por sipas Luan Ramës e rëndësishme është se ai është një projekt ambicioz dhe realist i qeverisë për të bërë më të mirën e mundshme.
Në një konferencë shtypi sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka theksuar se diskutimet, debatet dhe miratimi i buxhetit është padyshim jo vetëm aksioni politik i mazhorancës, por një ngjarje e rëndësishme që i kalon caqet e miratimit thjesht të një ligji.
"Një vlerë e shtuar dhe një tregues pozitiv do të ishte nëse opozita do e votonte por gjithësesi debati shprehu në thelb rëndësinë dhe seriozitetin e qeverisë e cila u angazhua për mriatimin e buxhetit"- theksoi Luan Rama.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur sot miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2012.
Luan Rama gjithashtu ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në zbatimin e buxhetit pasi sipas tij impakti është i lidhur me qytetarët.
"Ajo që mbetet pa dyshim e cila është edhe sfida më e madhe është realizimi i këtij buxheti dhe në kuadër të reflektimit por jo vetëm e pjesëmarrjes së Kuvend, ftoj opzitën që të japë kontributin për ta realizuar këtë buxhet pasi impakti është i lidhur me buxhetin e shqiptarëve",- deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama.
Ballkanweb
Add new comment