FMN-ja shpëton Italinë me 600 miliardë Euro?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/9686_foto_7_0.jpg?itok=g-j7Xu2_)
Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) janë duke përgatitur planin për shpëtimin financiar të Italisë në vlerë 600 miliardë euro, shkruajnë mediat italiane.
Sipas këtyre mediave, huaja prej 400 deri 600 miliardë euro do t’i ndahej Italisë për një periudhë prej 12 deri 18 muaj për zbatimin e masave për zvogëlimin e shpenzimeve dhe reformat për nxitjen e shtimit ekonomik.
Mediat shkruajnë se FMN në këtë hua do të garantojë shkallën prej katër ose pesë për qind, gjë e cila është dukshëm më e mirë se sa shpenzimet e huazuara në tregje, ku shkalla e obligimeve dyvjeçare dhe pesëvjeçare mbi shtatë për qind.
Bashkimi Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane kanë dërguar gjatë këtij muaji mbikëqyrës në Itali për të verifikuar shpenzimet publike, ndërsa FMN së shpejti do të dërgojë ekspertët e vet në pajtim me mekanizmin e veçantë të mbikëqyrjes në samitin e mbajtur kohë më parë të G20, me të cilin është pajtuar qeveria e mëhershme italiane.
Në javët e kaluara, borxhi shtetëror italian prej 1,9 bilion euro dhe shkalla e ulët e rritjes ekonomike kanë shkaktuar shqetësime në tregje dhe drojë se Roma mund të kërkojë ndihmë financiare ngjashëm me Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë.
Gazeta Express
Add new comment