Franca dhe Gjermania negociata sekrete për stabilitetin e euros
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/4841_1_1470.jpg?itok=Eh8pNT1R)
Berlin, 27 nëntor - Franca dhe Gjermania po zhvillojnë negociata sekrete për një marrëveshje të re për stabilitetin e euros.
Kështu raporton e përditshmja gjermane “Bild”, sipas së cilës dy vendet kërkojnë të arrijnë sa më shpejt këtë marrëveshje, mundësisht brenda janarit të vitit 2012, transmeton News24.
Duke cituar burime diplomatike, gazeta raporton se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicola Sarkozy po marrin në konsideratë që pakti i ri i stabilitetit të miratohet fillimisht si marrëveshje mes shteteve.
Model për këtë do të jetë marrëveshja Shengen për heqjen e kontrolleve kufitare në BE. Planet do të prezantohen në samitin e ardhshëm të BE-së, më 8 dhe 9 dhjetor në Brukselm megjithëse ende nuk janë konfirmuar në detaje.
Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha vetëm se Berlini dhe Parisi duan të paraqesin "përfytyrime të përbashkëta" në diskutimet para samitit të 8 dhe 9 dhjetorit.
Merkel dhe Sarkozy në takimin e tyre të fundit në Strazburg, deklaruan se do të prezantojnë para samitit propozime konkrete, për një ndryshim të marrëveshjeve të BE-së.
Koha Ditore
Add new comment