TIA: Shqipëria më e korruptuar se në 2010-ën
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/7815_1_24.gif?itok=qjedDPkl)
TIRANE- Transparency International Albania ka publikuar sot indeksin për korrupsionin në vendet e rajonit, ku Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Kosovën.
Sipas TIA, vendi ynë ka bërë hapa prapa për sa i përket korrupsionit, krahasuar me vitin 2010-të.
Këtë vit Shqipëria renditet e 95-ta, 8 vende më poshtë se në 2010-ën. Kjo do të thotë se të gjitha vendet e rajonit, përvec Kosovës kanë tregues më të mirë se vendi ynë.
Transparency International Albania i rekomandon qeverisë të ketë në axhendën e saj “betejën antikorrupsion” një kusht ky edhe për integrimin në BE.
Ballkanweb.com
Add new comment