Djegia e flamurit shqiptar dhe maqedonas, tension në Maqedoni
SHKUP- Djegia e flamurit shqiptar dhe atij maqedonas që është shfaqur nga video-pamjet nëpër faqet e internetit dhe mediat e ndryshme maqedonase ka nxitur debatet dhe ndjenja nacionaliste ndër shqiptarët e maqedonisë, por edhe vendasve.
Mediat maqedonase kanë nënvizuar se qarqe shqiptare po shfaqin ndjenjat e tyre kombëtare për bashkim kombëtar dhe urrejtje ndaj komunitetit maqedonas, ndërkohë, partitë politike shqiptare dhe ato maqedonase kanë dënuar këto akte, megjithëse me qëndrime të ndryshme, raporton INA.
"Ne kemi paralajmëruar që nga java e kaluar se mosreagimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë për ngjarjet e ndodhura në stadiumet në Prilep dhe Gjorçe Petrov, ku ishin evidente thirrjet shovisnite kundër shqiptarëve si dhoma gazi për shqiptarët, do të shfaqnin reagime edhe jashtë stadiumeve, të cilat ne gjithashtu i dënojmë",- theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
VMRO-DPMNE është ndalur në shqetësimet për shkak të djegies së flamurit maqedonas, së fundi në një pamje të shfaqur në "youtube", ku shihet akti i djegies pranë sheshit Skënderbe.
Ministria e Punëve të Bredshme ka theksuar se nuk ka dijeni dhe nuk mund të idenfitikojë autorët e akteve të tilla që shfaqen nëpër faqet sociale të internetit.
Sipas Kodit Penal, në Maqedoni djegia e flamurit dhe thirrjet që ngjallin urretje dhe racizëm parashohin dënime prej tre muaj deri në pesë vite burg.
Ballkanweb.com
Add new comment