Sot, zgjedhje në Rusi, Slloveni e Kroaci
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/1521_5_79.jpg?itok=2OZyA2KO)
MOSKE- Nën hijen e akuzave për manipulime dhe keqtrajtim të vëzhguesve, zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare në Rusi. 110 milionë rusë duhet të votojnë për 450 deputetët e Dumës.
Partia e kryeministrit Vladimir Putin parasheh fitoren, por sipas të dhënave të veta, pret të mos e arrijë mazhorancën e dy të tretave. Në këto zgjedhje janë në garë shtatë parti. Partitë e opozitës, që kanë propaganduar hapur për ndryshimin e pushtetit, janë përjashtuar nga votimi. Vëzhgues perëndimorë shprehin dyshime për zgjedhjet. Zgjedhjet parlamentare për Dumën shihen si hapi i parë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku Putini dhe Medvedevi kanë këmbyer kandidaturat.
Edhe në Slloveni dhe Kroaci, anëtaren e ardhshme të BE-së, zhvillohen zgjedhjet parlamentare këtë dielë.
Në Slloveni sipas parashikimeve, pas rrëzimit të qeverisë së socialdemokratëve, partia e koalicionit të djathtë dhe të qendrës të ish-kryeministrit, Janez Jansha ka shanse të mëdha për fitore.
Ndërrim pushteti pritet edhe në Kroaci, sipas sondazheve. Partia e Unionit Demokratik, HDZ, e kryeministres Jadranka Kosor, për shkak të aferave korruptive mund të përballet me rezultatin më të dobët në histori.
Ballkanweb.com
Add new comment