Rreth 60 % e gjermanëve: Euro, ide jo e mirë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3026_1_1625.jpg?itok=FGwGGqx-)
BERLIN - Rreth 60 për qind e gjemanëve mendojnë se futja e euros nuk ka qënë një ide e mirë, dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të monedhës unike, sipas rezultateve të një sondazhi të realizuar për të përjavshmen gjermane ''Focus'', që u publikua sot.
Përveç të tjerash, sipas të njëjtit studim, 85 për qind e personave të pyetur mendojnë se monedha unike ka sjellë një rritje të çmimeve.
Rreth tre e katërta e gjermanëve shprehen se monedha e tyre e vjetër marka gjermane, ishte më e qëndrueshme në raport me monedhat e huaja sesa euro është sot.
Ky sondazh u realizua nga instituti ''TNS Emnid'' për të përjavshmen ''Focus'' me rreth një mijë persona, por e përjavshmja nuk saktëson datën e sondazhit.
Vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, në një sondazh të publikuar nga e përditshmja popullore ''Bild'', gjysma e gjermanëve, rreth 51 për qind ishin shprehur të pakënaqur me euron dhe 49 për qind uronin kthimin e markës gjermane.
Ballkanweb.com
Add new comment