Greqi, 55 000 biznese do mbyllen në 2012 për shkak të krizës

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 04:07

ATHINE - Gjithnjë e më e rëndë bëhet situata e bizneseve në Greqi dhe më i zymtë duket parashikimi për ecurinë e tyre në kushtet e krizës ekonomike që po përjeton ky vend. 

Sipas një studimi të kryer nga Konfederata Kombëtare e Tregtisë, 55 000 biznese të vogla pritet të mbyllen gjatë vitit 2012, vit që do karakterizohet gjithashtu nga rënia e shitjeve dhe të ardhurave.

Në raportin vjetor mbi tregtinë greke gjatë vitit 2011, kishte edhe të dhëna të tjera pesimiste.

Studimi vëren se nga viti 2009 deri në 2011, iu është vënë dryni 60 000 bizneseve, për shkak të krizës që erdhi gjithnjë e në rritje. 

8 nga 10 biznese thonë se kanë humbur shitjet, ndërsa 4 në 5 biznese kanë raportuar ulje të mëdha në fitimet e tyre. 

Presidenti i konfederatës Vasilis Korkidis e përshkruan "tepër kritike" situatën edhe për bizneset që operojnë ende, të cilat kanë vështirësi të mëdha në shlyerjen e detyrimeve dhe mund të shkojnë drejt mbylljes. 

1 në 3 biznese të mesme thotë se do të "ngrijë" investimet në vitin 2012, ndërkohë që pesimizmi mbizotëron në aspektin e punësimit, pasi vetëm 5 nga 10 kompani, thonë se janë në gjendje të mbajnë një staf të qëndrueshëm.

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.