Në Irak 25 të vrarë nga sulmet me bomba

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 04:21

Nga Iraku raportohet se së paku 25 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga sulmet e djeshme me bomba, që për cak kishin pelegrinët shiitë. Në sulmin më vdekjeprurës, së paku 16 vetë janë vrarë nga eksplodimi i një makine të mbushur me materie shpërthyese, afër qytetit Hilla. Pelegrinët ishin sulmuar edhe në qytetet Latifija, Mahavil dhe në Bagdad. Këto sulme në pjesën qendrore të Irakut u bënë një ditë para se festimet fetare shiite Ashura ta arrijnë kulmin.Me këtë festë, shiitët e përkujtojnë vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Imam Huseini. Sulmet theksojnë sigurinë e ndjeshme në Irak, kur trupat e Shteteve të Bashkuara po përgatiten të largohen nga ky vend, deri në fund të këtij viti.

 

Koha.net

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.