S&P parashikon heqjen e notës maksimale për 6 vende të zonës euro

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 04:14

UASHINGTON- Agjencia amerikane e vlerësimit financiar Standard & Poor's njoftoi sot se parashikon të ulë vlerësimin për aftësinë shpëtuese afatgjatë të gjashtë vendeve të zonës euro të vlerësuara me notën maksimale "AAA" dhe ato të nëntë vendeve të tjera të zonës. 

S&P njofton në një komunikatë se i ka vendosur nën mbikëqyrjen negative vlerësimet për borxhin afatgjatë të 15 vendeve të zonës euro, ndër të cilat ato të dhëna për Gjermaninë, Austrinë, Finlandën, Francën, Luksemburgun dhe Holandën, gjashtë vende të vlerësuara me notën "AAA", më e mira e mundshme. 

Vlerësimi i Francës kërcënohet nga një ulje me dy shkallë në "AA". 
S&P e shoqëroi vlerësimin e Francës me një perspektivë në vitin 1989. Deri dje, të hënën, ajo nuk kishte ndryshuar dhe ka mbetur gjithmonë "e qëndrueshme". 

Për pesë vendet e tjera të vlerësuara me "AAA", agjencia parashikon, në rastin më të keq, vetëm një ulje me një shkallë në "AA+". 
"'Vënia nën vëzhgim" motivohet nga bindja jonë sipas të cilës tensionet sistematike në zonën euro janë rritur javët e fundit në atë pikë sa të bëjnë presion për uljen e shkallës së aftësisë shpëtuese të zonës euro në tërësi", shkruan Standard & Poor's. 
Dy vendet e zonës euro që nuk u prekën nga njoftimi janë Greqia, vlerësimi itë cilës përputhet aktualisht me falimentimin, dhe Qiproja, të cilës S&P i ka dhënë tashmë vlerësimin për borxhin afatgjatë "nën mbikëqyrje negative". 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.