Greqi, "Molotov" dhe kimikate në protestat për kujtim të Aleksit

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 09:59

ATHINE - Mijëra studentë u mblodhën sot në Athinë për të nderuar kujtimin e Aleksis Grigoropulos, tre vjet pas vrasjes së tij nga një plumb policie.

Protestuesit qëlluan me shidhe dhe gurë mbi policinë, ndërsa kur mbërritën përpara Parlamentit, ata hodhën edhe koktejle Molotov. 

Policia u kundërpërgjigj duke përdorur kimikate kundër protestuesve. 

Nuk munguan edhe këtë herë persona të maskuar, që provokonin e sulmonin ashpër forcat e policisë.

Tension pati edhe gjatë protestave në Selanik, ku u dëmtuan rëndë zyrat e degëve të bankave dhe gjithashtu iu vu zjarri kazanëve të mbeturinave.

Në Iraklio të Kretës nxënësit e studentët dolën në rrugë për të protestuar dhe hodhën gurë mbi policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

14 të plagosur është bilanci i dhunës në protesta, ndërsa 15 persona janë shoqëruar në polici.

Në orën 18:00 janë planifikuar tubime të reja, ku do të marrin pjesë edhe partitë e majta. 

5 000 forca policie janë në gatishmëri, për të parandaluar sulmet.

"Forcat e ruajtjes së rendit janë udhëzuar të jenë të matur, por për cdo incident reagimi i tyre do të jetë i menjëhershëm", tha një zyrtar i policisë.

15 vjecari Aleksis Grigoropulos u vra në dhjetor të vitit 2008, në lagjen Eksarkia të Athinës, nga ish polici Epaminonda Korkoneas, i cili për këtë krim është dënuar me burgim të përjetshëm. 

Vrasja shkaktoi një valë të paparë protestash për disa muaj me radhë dhe në cdo përvjetor të 15 vjecarit, në Greqi ato vazhdojnë të përsëriten.

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.