Arkiv-Lajme të përditësuara
Presidenti Obama argumenton se pse duhet të rizgjidhet
Presidenti i Shteteve të Bashkura, Barak Obama, ka bërë argumentin e tij se pse ai duhet të rizgjedhjet president vitin e ardhshëm, duke u vënë përballë rivalëve të tij republikanë në pozita superiore.
Në një intervistë në programin 60 Minutes të kanalit televiziv CBS, presidenti e krahasoi veten me kapitenin e një anieje që lundron gjatë stuhisë. Ai tha se nuk pret që amerikanët të jenë të kënaqur me gjendjen e ekonomisë amerikane.
OMONIA: Minoritetin etnik grek do e regjistrojmë vetë në 2012
Këshilli i Përgjiths hëm i OMONIA-s, i mbledhur pak ditë më parë në Sarandë, ka vendosur për të zhvilluar regjistrimin e saj në vitin 2012. Gjatë këtij takimi, tema kryesore e diskutimeve ishte regjistrimi që u zhvillua gjatë muajit tetor dhe zbatimin e angazhimit të OMONIA-s për të organizuar regjistrimin e të gjithë minoritarëve grek.
Samaras-Berishës: Pakti detar, kur të fitoj zgjedhjet
MARSEJE - Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha zhvilloi një takim me Antonis Samaras, kreun e partisë së djathtë opozitare greke Demokracia e Re.
Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Samaras i propozoi kryeministrit shqiptar Sali Berisha, që dy vendet të shqyrtojnë përsëri marrëveshjen për përcakimin e kufijve të zonave detare dhe të shelfit kontinental midis tyre.
AAK: Shpifje të tmerrshme të TV Klan, nuk kemi thënë se PS na kërkoi falje
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar pas lajmeve në TV Klan e më pas në mediat e tjera qeveritare. Këto mediat deklaruan se Ramadani ka theksuar se PS kërkoi falje për gafën për ftesën ndaj Haradinajt. Po ashtu TV Klan deklaroi se Ramadani ka thënë se ishte gabim pritja e zotit Rama në selinë e AAK. Ramadani kërkon që Klan të përgënjeshtrojë lajmin, ose do përballet me padi. Gjeni më poshtë reagimin e plotë të zotit Ramadani:
Fatos Nano: Dua të jem president
Në një intervistë për Top Channel nga Londra ish-kryetari socialist, Fatos Nano konfirmon dëshirën e tij për t’u zgjedhur President i Shqipërisë. Ai thotë se po kërkon partnerë nga të dyja krahët politikë, si dhe do normalitet me Partinë Socialiste. Ish–Kryetari i Partisë Socialiste, komentoi më tej edhe zhvillimet politike në Shqipëri. Ai flet për mos marjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, rolin e qeverisë dhe opozitës në këtë proces, si dhe për marrëdhëniet e tij me PS.
Medvedev: Nuk do ketë përsëritje të zgjedhjeve
MOSKË- Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev deklaroi sot se nuk pajtohet me kërkesat e paraqitura në protestat e djeshme mbarëkombëtare për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në vend.
Mijëra njerëz u mbodhën dje në Moskë ku kërkuan zgjedhje të reja dhe lirimn e protestuesve të arrestuar. Medvedev shkroi sot në faqen sociale të internetit, Feebook se ai nuk pajtohej me sloganet dhe kërkesat e protestuesve. Kreu i shtetit rus përsërti edhe një herë faktin se gjatë zgjedhjeve parlamentare në vend janë kontrolluar me urdhër të tij të gjitha qendrat zgjedhore të votimit.
Librazhd, Konfederata e Sindikatave kërkon forcim të rolit
LIBRAZHD- Drejtuesit e 11-të seksioneve të Konfederatës së Sindikatave të Librazhdit, gjatë një takimi pune rreth shqetësimeve dhe problemeve të shumta me të cilat po përballen punonjësit e shëndetësisë, arsimit, si dhe të gjithë sektorëve të tjerë shtetërorë e privat kanë kërkaur rritje të rolit të sidikatave.
Në këtë takim është vënë theksi tek zbehja ëe rolit të sindikatave gjatë 10 vieteve të fundit e cila si pasojë ka sjellë shkeljen e të drejtave të punonjësve të sektorit publik dhe privat.
Presidenti Obama: Përmirësimi i ekonomisë do të dojë vite
Presidenti amerikan Barak Obama tha se përmirësimi i ekonomisë do të dojë vite, duke e quajtur atë një proces afatgjatë.
Në një intervistë të transmetuar sot, zoti Obama tha se problemet strukturore në ekonomi janë ndërtuar për dy dekada. Ai tha se riparimi i tyre do të dojë më shumë kohë sesa një mandat në detyrë dhe ndoshta më shumë se një president.
Ekonomia amerikane vazhdon të tregojë shenja përmirësimi me nivelin e papunësisë që ra nga 9 në 8 presje 6 përqind. Por megjithatë ajo është shumë më e lartë nga niveli normal prej katër apo 5 përqindësh.
Auditimi, Jahjaga dhe oficerë të lartë me diploma ilegale
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe zyrtarë të lartë të policisë kosovare kanë marrë titullin Specialist i Shkencave Kriminalistike në kundërshtim me ligjin për arsim. Këtë fakt e konstaton një Auditim dhe Inspektim i brendshëm i Policisë së Kosovës, i iniciuar më 2009, raporton Zëri.
Marrëveshje historike për klimën
Bisedimet e stërzgjatura për klimën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara më në fund u konkretizuan me një marrëveshje të përbashkët.
Bashkimi Europian do të reduktojë emetimin e karbonit dhe substancave të tjera në ajër brenda normës së përcaktuar më parë në Protokollin e Kiotos, një kërkesë kryesore për vendet e zhvilluara.
Bisedimet për një marrëveshje të re që do të përfshijë të gjithë vendet e botës do të nisë vitin e ardhshëm, për t’u finalizuar në 2015-n. Ajo do të hyjë në fuqi vetëm pas 2020-s.