Librazhd, Konfederata e Sindikatave kërkon forcim të rolit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/6497_7_27.jpg?itok=lvv5gUF0)
LIBRAZHD- Drejtuesit e 11-të seksioneve të Konfederatës së Sindikatave të Librazhdit, gjatë një takimi pune rreth shqetësimeve dhe problemeve të shumta me të cilat po përballen punonjësit e shëndetësisë, arsimit, si dhe të gjithë sektorëve të tjerë shtetërorë e privat kanë kërkaur rritje të rolit të sidikatave.
Në këtë takim është vënë theksi tek zbehja ëe rolit të sindikatave gjatë 10 vieteve të fundit e cila si pasojë ka sjellë shkeljen e të drejtave të punonjësve të sektorit publik dhe privat.
Shefi i sektorit të Organizimit në Konferderatën e Sindikatave të Shqipërisë, Agim Vargu u shpreh se koha pkërkon që kjo lëvizje ë ringjallet.
"Duke qenë një institucion në opozitë të përjetëshme me qeveritë, misioni ynë është i vështirë por jo i pamundur. Koha e kërkon që kjo lëvizje të ringjallet e të forcohet për të mos e lënë më politikën dhe jo vetëm, të nëpërkëmbë të drejtat dhe interesat e punonjësve”,- deklaroi Vargu.
Ballkanweb.com
Add new comment