Arkiv-Lajme të përditësuara
Energjia, ERE: Për 3 vjet asnjë rritje çmimi për konsumatorin
Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë vendosi sot të mos ndryshojë cmimin për energjinë elektrike ndaj konsumatorit.
ERE pritej të vendoste sot për çmimet e reja të energjisë elektrike për vitet 2012-2014, por rreth mesditës në mbledhjen disa orëshe u vendos që xhepi i konsumatorit te mos rendohet me asnje lek me teper deri ne vitin 2014.
BE shpreson për ndihmën ruse në stabilizimin e euros
Kriza e borxheve në zonën e euros është tema qëndrore e një takimi dyditor të nivelit të lartë BE- Rusi, në të cilin merr pjesë edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev. Para fillimit të takimit në Bruksel, nga rrethet diplomatike të BE-së u mësua se Moska ka sinjalizuar gatishmërinë që të marrë pjesë me dhjetë miliardë euro në forcimin e paketës për shpëtimin e euros. Nga pala ruse çështje e rëndësishme është heqja e detyrimeve të vizave. Medvedev dhe presidenti i BE-së Herman Van Rompuy do të bien dakord për kryerjen e hapave përgatitorë.
50 gazetarë rusë nënshkruajnë një letër të hapur kundër pushimit të kolegëve të tyre
Të paktën 50 gazetarë të një botuesi rus kanë nënshkruar një letër të hapur, në të cilën ankohen se janë ndaluar të botojnë artikuj kritikë për Kryeministrin Vladimir Putin, pasi dy nga kolegët e tyre u pushuan nga puna.
Një redaktor dhe një kryemenaxher të ndërmarjes botuese Komersant u pushuan të martën në lidhje me atë që pronari i firmës, Alisher Usmanov, e përshkroi si shkelje të etikës për mbulimin e zgjedhjeve parlamentare nga revista e përjavëshme
Ndotja, 75 % e policëve probleme me mushkëritë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka prezantuar raportin më të fundit mbi mbrojtjen e shëndetit nga ndryshimet klimaterike. Të dhënat e të cilit nuk janë fort optimiste, pasi ndotja e ajrit, një ndër elementët kryesore të ndryshimeve klimatike vazhdon të jetë dy herë më e lartë se normat e lejuara të BE-së.
Kriza, Evropa drejt “dimrit të acartë”
Kompania e auditimit “Ernst & Young” ka deklaruar se eurozona do kalojë një “dimër të acartë”, pasi një recesion “i lagësht” ka të ngjarë që ta prekë atë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, duke bërë që rritja ekonomike të jetë 0.1 për qind gjatë gjithë vitit.
Duke bërë një tjetër parashikim të zymtë, “Ernst & Young” deklaroi gjithashtu se papunësia në eurozonë ka pak gjasa që të bjerë nën kuotën 10 për qind deri në vitin 2015.
Greqi, Papadhimos: Nuk ka ulje tjetër në paga dhe pensione
Kryeministri Lukas Papadhimos bëri thirrje për një përpjekje të përbashkët dhe angazhim me qëllim realizimin e objektivave, gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të Dhomës greko-amerikane të Tregtisë, duke argumentuar se vendi është në pikën më të thellë të recesionit.
“Greqia është pikën më të thellë të recesionit, ndaj ne ende kemi një punë shumë e vështirë përpara", tha Papadhimos në fjalën e tij dhe shprehu optimizmin se vendi do të fillojë një rritje pozitive gjatë vitit 2013.
Rusi, gazetarët, të bashkuar kundër Putin
Gazetarët e një gazete ruse nënshkruan një letër të hapur proteste ndaj Kryeministrit Vladimir Putin, disa ditë pasi dy drejtuesit më të lartë të “Kommersant” u hoqën nga detyra pas kritikave që bënë për parregullsitë në zgjedhje.
Më shumë se 60 antarë të stafit të gazetës së përditshme ekonomike nënshkruan letrën, pasi pronari i tyre, manjati i minierave Alisher Usmanov hoqi nga detyra kryeredaktorin dhe manaxherin e përgjithshëm. Usmanov, i cili zotëron një pjesë të aksioneve të klubit të futbollit të Arsenalit, njihet si një person i afërt me Putin.
Itali, paketë masash antikrizë në vlerë 33 miliardë euro
Kryeministri italian, Mario Monti i prezanton senatit italian paketën e masave antikrizë me vlerë 33 miliardë euro e cila synon uljen e borxhit të Italisë. "Evropa, Italia, dhe realiteti i saj territorial, janë pjesë thelbësore e një zhvillimi të përbashkët, ku të gjithë janë thirrur të luajnë rolin e tyre",- u shpreh Monti para senatorëve.
New York Times: Greqia del nga Euro, ushtria në pushtet
Në një artikull të saj, gazeta e njohur amerikane New York Times shkruan sot se “në një të shtunë të zezë kryeministri grek do të njoftojë se Greqia del nga Eurozona dhe i rikthehet monedhës dhrahmi".
Në këtë mënyrë fillon, sipas gazetës amerikane, historia e kthimit të Greqisë në dhrahmi, që do të pasohet me një seri ngjarjesh të pakëndshme në këtë vend, siç është marrja e pushtetit nga ushtria, pas një grushti shteti.
Britani, papunësia vazhdon të rritet
128 mijë persona humbën vendin e tyre të punës në tre muajt deri në tetor në Britaninë e Madhe, duke e rritur “armatën” e të papunëve në 2,64 milion persona, niveli më i lartë i regjistruar që prej vitit 1994.
Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, papunësia është rritur në 8,3% të popullsisë së aftë për punë dhe që po e kërkon një të tillë, nga 7,9% që ishte në tremujorin e mëparshëm.